Shkrimi investigativ që zbuloi mashtrimin e Veliajt vlerësohet me çmim

Në vitin 2015, Erjon Veliaj premtoi ndërtimin e një kopshti dhe shkolle publike në zonën e KMY, Yzberisht, sot njësi administrative që numëron të paktën 70 mijë banorë.

Platforma “Faktoje” përmes një artikulli investigues zbuloi se 8 vite pas premtimit, shkolla 9-vjeçare jo vetëm s’është ndërtuar, por ka devijuar gjurma ku ishte planifikuar të ngrihej.

Kjo në shkelje të rregullave të planit urbanisitik sipas të cilit, lagjja duhet të ketë shkollën 9-vjeçare jo më larg se 500 metra nga banesa dhe atë të mesme jo më larg se 1000 metra.

Disa prindër treguan për gazetaren e “Faktoje”, Albina Hoxha, koston financiare dhe psikologjike që sjell mungesa e institucioneve arsimore në një nga lagje me denddësinë më të madhe të popullsisë në kryeqytet.

Pikërisht, për këtë shkrim që zbulon mashtrimin e Veliajt me premtimet e pambajtura, “Faktoje” dhe gazetarja Albina Hoxha janë vlerësuar me çmim nga ambasada e Holandës, që operon përmes projektit “Qendrës kundër dizinformimit në Ballkanin Perëndimor”.

Artikulli që zbuloi mashtrimin e Veliajt

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply