Belind Këlliçi: Jo kulla në qendër, parku nuk do të preket!

I pyetur në emisionin Open të News 24, nëse do të lejojë ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës, Belind Këlliçi tha se jo!

Këlliçi garantoi se nuk do të ketë më kulla në qendër të Tiranës, por do të ketë një zhvillim të kryeqytetit në pole të tjera.

Po ashtu, kandidati i Opozitës garantoi se Parku i Liqenit nuk do të preket asnjë centimer nga ndërtimet.

Pjesë e debatit ishte edhe problemi i furnizimit me ujë të qytetit.

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh se sot në Tiranë paguhet 4 herë për ujin, dhe furnizimi është shumë larg pretimeve dhe propagandës së Veliajt.

Këlliçi tha se ka zona në Tiranë që kanë vetëm 2 ose 3 orë në ditë furnizim me ujë.

Ndërkohë, sipas tij, qytetarët e paguajnë 4 herë ujin.

Faturën e UKT, të rritur me 40 përqind nga Veliaj, paguajnë ujin që blejnë për të pirë e për të gatuar, paguajnë për energjinë për pompat me të cilat mbushin depozitat në tarraca, dhe, shtoi Kelliçi, në zona të caktuara në Tiranë, ku nuk kanë farë akses me UKT ose nuk janë në rrjet, sërish e paguajnë, edhe pse kanë hapur puse.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës theksoi se kjo do të marrë fund.

Ai theksoi se furnizimi me ujë 24 orë pa ndërprerje është i pamundur, pasi do të kërkonte një investim shumë të madh, për të cilin nuk janë mundësitë, por ekziston potenciali për ta çuar në furnizim deri në 17 orë në ditë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply