Berisha: Në rast se FBI nuk e çon tek McGonigali Edi Ramën, PD dhe Sali Berisha do ta çojë aty ku e meriton!

Në prezantimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Vorë, Indrit Hoxha, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është rikthyer edhe njëherë ligjit të depozituar nëkuvend, për heqjen e parashkrimit të veprës penale, përkryeministrin dhe ministrat. Berisha u zotua se nëse, FBI nuk do e çojë Edi Ramën tek McGonigali, PD dhe SaliBerisha do ta çojë aty ku e meriton. Berisha ka theksuar se korrupsioni në këtë formë qëushtrohet në Shqipëri është krim kundër njerëzimit.

Berisha duke kujtuar kancelarin gjerman Helmut Kohl që ka thënë se për një votë do të bënte 600 km me biçikletë, tha se demokratët duhet të vrapojmë dhjetëra qindra kilometra për një votë.

FJALA E PLOTË
Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, banorë të bashkisë Vorë. Një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju që jeni sot këtu, të gjithë banorëve të kësaj bashkie dhe mirënjohje të thellë e të pakufishme që ju i keni dhënë dhe i jepni PD-së.
Unë kam ndjekur me shumë interes fushatën elektorale tuajën, të kandidatit tonë për kryetar bashkie, Indrit Hoxha. Ju përgëzoj për përpjekjet model që ju keni bërë, frymën e fitores që sot mbizotëron në bashkinë tuaj dhe mbarë Shqipërinë.
I nderuar kryetari i PD-së, zoti Pëllumb, i dashur kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, kryetar i grupit politik për bashkitë Kamzë dhe Vorë, Edi Paloka.

I dashur, kandidat për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha. Të dashur aleatë tanë të çmuar, Sali Shehu, i dashur përfaqësues i Ballit Kombëtar.
Të dashur miq, Floriana, Adriana.
Sot ne jemi këtu për të paraqitur para jush, kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga të gjitha paraqitjet e mëparshme, ne vijmë këtu me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e primareve. Me kandidatët e lirisë.
Indrit Hoxha dhe të gjithë kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit të partisë, as të kryesisë së partisë, janë kandidatë të vullnetit, votës dhe dinjitetit tuaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë, dimensioni i saj më i parë është dinjiteti i njeriut.
Në këtë kontekst ne pra deleguam tek ju zgjedhjen e kryetarit të partisë, zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të bashkisë, nesër zgjedhjen e deputetit tuaj dhe ju garantoj se ju do të jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj.
Ky faktor është mirëpritur jo vetëm nga demokratet dhe demokratët, e mbështetësit tanë, por ky faktor, kjo praktikë ndër më të avancuarat sot është mirëpritur nga mbarë shqiptarët.
Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë me kandidatët e partisë së Edi Ramës. Kandidatët e tjerë janë kandidatët që dolën pas mesnate në orën 1 të natës nga zyrat e PS-së, pa u pyetur asnjë socialist i vetëm. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që mbajnë 2-3 emra, kudo që shkoj më dalin përpara ata. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që qytetarët normalë nuk i pëlqejnë, i duan që të kenë 2-3 emra, do të thoshte Pal Tusha, kryetari i PS-së së Rubikut, do ti thoshte Ndrecës që me dajak u emërua kandidat për Mirditën.

Kandidatët e tyre pra nuk përfaqësojnë socialistët, nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, përfaqësojnë krimin bandat, organizatat kriminale, shtetërore dhe jo shtetërore dhe ky është dallim shumë i madh. Ky është një dallim madhor. Ndaj dhe siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga ana e opozitës shqiptare.
Ka një epërsi morale të madhe nga kandidatët e lirisë dhe kjo ka sjellë një frymë fitoreje, të cilën Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë më të fuqishme që nga viti 1992. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaj, me përkushtim të madh do të bëjë gjithçka për shërbimet më të mira ndaj banorëve të kësaj bashkie, do të bëjë gjithçka për menaxhimin më transparent të të gjitha burimeve dhe taksave tuaja.
Por do të bëjë gjithçka, gjithashtu çfarë ka në dorë, çfarë ka në dorë më Këshillin Bashkiak të lehtësojë barrën tuaj, detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit dhe bashkisë.
Mbrëmë kryetari i Bashkisë së Tiranës në ikje, deklaronte me mburrje se ua ka rritur ndërtuesve 8-herë taksat. Më falni po, u dogji barku atyre, asgjë përkundrazi, që të gjitha i paguani ju dhe

dëgjoja një njeri që po të kishte një emër të dytë, do të quhej i papërgjegjshëm. Gazetari i thoshte që nga vjet gjer në sivjet, u rrit me 110 % çmimi i ndërtimit, shumë mirë thoshte, vlerësim, se i kam vënë ndërtuesit taksa. Po çfarë i bërë ti ndërtuesit me taksa, ai po shet dyfishin e çmimeve tani, e kush po i paguan, xhepat e qytetarëve po i paguajnë, ose do të rrinë pa strehim, do marrin dheun. Shtëpi, apartament nuk blejnë dot.
Shikoni, në pamje të parë, vërtetë kombëtare i ka qeveria qendrore, por shikoni çfarë barre të tmerrshme, mund të krijojë një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Me mburrje, jo ua vura unë ndërtuesve. E çfarë u bërë ndërtuesve ti, ndërtuesit tani shesin me çmimet të tretat më të larta në Europë. I dëmtove ti, përkundrazi.
Ata që nuk mund të blejnë dhe nuk çojnë dot shtëpi, nuk imagjinojnë të blejnë një apartament se u duhen nga 60 deri në 90 vite punë, ata goditen. Një kryetar bashkie që vepron në këtë mënyrë, është një kryetar bashkie, si një qenie laboratorike i transformuar krejtësisht pa ndjenja.
Kryetari i bashkisë ka shumë në dorë, sepse ai kryetar bashkie mendon çdo gjë në xhepat tuaj, sa e keni ju fuqinë. Ju siguroj se, ne në filozofi dhe të gjithë përfaqësuesit tanë janë për taksat më të ulëta të mundshme, sepse ato janë barrë mbi ju, sepse ata rëndojnë jetën tuaj.

Sot kisha një biznesmen në zyrë dhe po më tregonte, biznesi i vogël sot paguan 3 deri në 7 herë më shumë taksa. Bëni çmos të na çlironi sepse ne po marrim fund. Me radhë, çmimi i ujit dyfishohet, uji nuk pihet, në një kohë kur Shqipëria, ju them unë ju, që nëse ka një mall që ky vend mund të ua japë falas qytetarëve të vet është uji. Sepse rezervat ujore të Shqipërisë janë shumë të mëdha dhe ka një vend tjetër me rezerva ujore të mëdha dhe ua jep falas ujin dhe që është shumë herë më kapitalist se ne, dhe ky vend është Austria, dhe e jep krenarisht.
Këtu jo që se japin, rrisin çmimin, por e bëjnë të papijshëm, uji nuk pihet. Me vendim gjykate, me të gjitha analizat del uji i papijshëm. Pra, në pamje të parë, këto janë zgjedhje lokale, po, por ai që vjen ka në dorë shumë për jetën e çdo familje të bashkisë.
14 maji është një ditë historike. Nuk janë zgjedhje vetëm për bashkitë, qeveritarët vendorë. Me 14 maj, çdo demokrate e demokratë, çdo qytetare e qytetarë që i beson lirisë, ftohet për të përmbysur monizmin. Ne sot pra jemi në një mision dhe ky mision na fton të bëjmë gjithçka, të mbledhim çdo votë, që më 14 maj në mbarë Shqipërinë të përzëmë pushtetin monist.
Helmut Kohl ka thënë një fjalë të madhe: Për një votë unë do të bëja 600 km me biçikletë. Ua thashë këtë fjalë të këtij kolosi të konservatorizmit për të kuptuar se në këtë mision që jemi çfarë përpjekjesh të mëdha duhet të bëjmë ne pas çdo vote, me çdo qytetar. Ndryshimi sot është më jetik se asnjëherë këto 30 vite që nga viti 1992.
Monizmi është asfiksi e shoqërisë. Monizmi po shkreton Shqipërinë.

Në 8 vitet e fundit, nga Vora nga Shqipëria, janë larguar 35% e banorëve. Asnjë luftë, më e egra, nuk ka larguar dot nga një vend, 35%. Në luftën e Dytë Botërore, Polonia ishte plasdarma më e përgjakshme e Europës dhe botës, humbi 20 % të popullatës. Kurse ne në këtë monizëm, kemi humbur 1/3. Ne duhet të vrapojmë dhjetëra qindra kilometra për një votë, sepse ky monizëm pas 8 vitesh do të ketë larguar më shumë se 1/3 dhe pas 16 vitesh asnjë nga ne nuk mund ta imagjinojë se kush do të jetë më në Shqipëri dhe sa do të jenë në Shqipëri.
A duhet ne ta lëmë këtë vend në këtë mënyrë, ta rrokullisë një grup aventurierësh, një organizatë kriminale, kurrën e kurrës. Ndaj dhe ne, duhet që këtë muaj që kemi përpara të bëjmë gjithçka për të bindur çdo qytetar që të bashkohet me në këtë betejë.
Pse po ikin shqiptarët në këtë mënyrë.
Në vitin 2007-2014, numri i popullatës sipas statistikave të sakta, rritej çdo vit. Nga 2014 e këtej, Shqipëria po shkretohet. Po ikin për një arsye madhore kryesore, shtrëngica ekonomike. Dhimbjet e mospasjes. Ne historikisht kemi qenë të varfër, po me lumenj djerse, mund, sakrifica arritëm në vitin 2008 nga kombi me 204 dollarë për frymë që ishim në vitin 1992, të rritemi me 25 herë dhe të dalim në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta.
Arritëm të tejkalojmë të gjitha vendet e rajonit për rrogat dhe pensionet. Po, pagat në Shqipëri ishin të larta se kudo në Ballkan, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Ku jemi sot, sot jemi të fundit, 30-40 % pagat më të ulëta se Kosova. Nuk jemi sot si në 1992, jo, por problemi është se sot, kjo është një varfëri në rritje, një varfëri e frikshme dhe prandaj ikin njerëzit e largohen, se varfëria në rritje të vret shpresë, të pret shpresën.
Pse kjo varfëri, ka vetëm një shkak. Vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen.

Miqtë e mi!
Në vitet 2005-2013, me të ardhurat nga biznesi, me taksa të përgjysmuara me një borxh që u rrit nga 58.2 në 62.6, Shqipëria ja doli të dyfishojë rrogat, pensionet, të ndërtojë mbi 11 mijë km rrugë. Ja doli të ndërtojë dhe rindërtojë mbi 1300 shkolla, qindra e qindra qendra shëndetësore, sisteme kanalizimesh etj., me radhë.
Po këto vite, çfarë ndodhi këto vite. Sot secili prej qytetarëve shqiptarë që punon në shtet, apo kudo që punon, ka të pakësuar nga viti 2021 në vitin 2022, ka më pak në xhep për shkak të rritjes së çmimeve 430 mijë lek. Me fakte, me maje të lapsit. Vetëm ushqimet janë rritur me 12% dhe ju i dini vetë. Pra në këtë mënyrë ne zbritëm tek mëkeq të paguarit.
Ndërkohë Edi Rama ka marrë gjatë këtyre viteve 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro borxh mund të rriste 6 herë rrogat, ose 3 herë rrogat dhe 3 herë pensionet. Pa llogaritur të ardhurat. Pse nuk ndodhën këto, ku shkuan këto para, vidhen dhe vetëm vidhen.

1 kilometër autostradë në Shqipëri si në asnjë vend të botës në fushë, ndërtohet me 24 milionë euro, ajo kushton 2 milion në të gjithë Europën, 22 milionë vidhen nga qeveritarët. Kjo është e vërteta.
Shkolla kushton 680 mijë euro në manualet e BE-së dhe SHBA-së, i ndërton kryetari në ikje i bashkisë me 6 milionë euro, me 4 milionë euro. Kjo është e vërteta.

Edi Rama firmos ‘bam, bam, bam e fap, fap, fap’, për xhepat e tij të gjitha. 420 mln euro djegësat, ku janë djegësat, asnjë nuk ekziston, asnjë. Kurse ju paguani që të gjithë, i gjithë qarku i Tiranës, i Durrësit, paguajnë 29 euro tonin për ta depozituar në Sharrë. Në një kohë kur ajo ishte 13 euro, paguhet sikur digjen. Paratë përfundojnë në kontot bankare të Erion Veliajt, Edi Ramës etj., me radhë. Ndaj rrogat nuk u rritën.
Kurse tani del si bamirës, një mashtrues pa asnjë skrupull. Një mashtrues që u premtoi rrogën e 13, a ju kujtohet. Të sigurtë rrogën e 13 tha dhe sot nuk merrni dot rrogën e 12, se rrogën e 12 ua marrin çmimet e larta. Rritja e çmimeve u merr një rrogë në vit, u merr dy pensione në vit, pensionistëve.
Takova një pensionist, biznesmen, dhe më tregoi se merrte një ilaç shumë të kushtueshëm për një problem të tijin dhe më tha unë e përballoj, dhe e blej. Shkonte në një vend ku ishte pak më lirë. Por më tha, të sëmurë si unë nuk e marrin dot tha.

Atë vazo që e bleu 4 milionë euro, Edi Rama, po sikur ta blinte këtë ilaç dhe të ua shiste, se nuk janë të shumtë këta të sëmurë me këtë sëmundje, do të ju shpëtonte jetën, do ti kuronte, por ku mendon ai për njerëzit. Ai mendon për veten e tij, për të kënaqur sytë e tij me vazo 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë.
Për avion me dhomë gjumi, se e ka sulltani Erdogan dhe do ta ketë edhe sulltani i Surrelit, kjo është e vërteta. Por ai është vend 80 milionë, krejtësisht të pakrahasueshëm. 22 mln euro vetëm avioni. Këta nuk kanë ndjenja për qytetarët, as për socialistët, as për të papartitë, as për ju e as për kërkënd, këta vetëm vjedhin. Atëherë a ja vlen apo jo të bëjmë dhjetëra e qindra kilometra për 1 votë në mënyrë që ti largojmë në 14 maj. Ja vlen, pa diskutim, ky është mision.
Këta kanë një përçmim për njerëzit. A mund të imagjinoni ju, kryetarin e bashkisë së Tiranës, vendit që supozohet të ketë elitën, të ketë, të dalë dhe të ju thotë se kam mbjellë 1 milionë pemë. Por një fëmijë në klasë të 4-të me matematikën më elementare e gjen që 1 milionë pemë duan minimumi 6 mijë hektarë pyll, në fakt në kushte normale 9 mijë hektarë dhe ky vazhdon. 990 mijë e bëra milionin thotë, e ku e ka hallin ai. Ai vjedh paratë e fidanëve.
Një fidan e faturon 20-50-100 euro, kur janë qershi japoneze ua çon çmimin në qiell, prandaj dhe thotë mbolla 1 mln. Të paskrupullt, pa asnjë sens njerëzor, sikur flasin me qenie primitive, jo me njerëz të mençur, të cilët janë 10 herë më të mençur se ai. Të cilët nuk do ti lejojnë vetes kurrë të bënin deklarata të tilla. Por atyre vjedhja ua verbon sytë dhe i bën të thonë çdo gjë se mendojnë se ua hedhin qytetarëve.

A pranohen më këta. Nuk pranohen këta më. Ju e patët një propozim, kryetari i forumit, të përgëzoj për propozimin që bëre.
Së pari dua të ju them është jashtëzakonisht e drejtë, çfarë mase kemi marrë. Kemi dërguar në parlament heqjen e parashkrimit për kryeministrin, për ministrat, për drejtuesit e agjencive që kanë të bëjnë me prokurimet.
Por pse, sepse ata vjedhin qytetarët, mbushin valixhet me euro, apo kontot ofshore, shkojnë e degdisen në Karaibe, Oqeani deri sa të kalojë koha e parashkrimit dhe kthehen, tresin pasuritë e vjedhura. Duke hequr parashkrimin për të gjithë ata që kanë firmosur për të vjedhur pasurinë e qytetarëve ata bëhen të përgjegjshëm para ligjit, deri ditën e fundit të jetës së tyre.
Është krim kundër njerëzimit, korrupsioni në këtë formë që ushtrohet në Shqipëri. Pse e them unë këtë, e them unë këtë sepse konventa e OKB-së për gjenocidin, neni 3 i saj thotë; gjenocid kur krijohen kushte të kalkulueshme për largimin nga vendi. A nuk janë kushte të kalkulueshme për largimin nga vendi, vjedhja e fondeve, vjedhja e pasurive, që qytetarët të largohen nga vendi. Plotësisht, plotësisht.
Ky lloj krimi nuk parashkruhet kurrë, ndaj dhe kërkesa ime në parlament, dhe po ju garantoj se në rast se FBI-ja nuk e çon tek McGonigali, Edi Ramën, PD dhe Sali Berisha do ta çojë aty ku e meriton.
Po dhe jo vetëm atë, por edhe bashkëpunëtorët e tij. Ata janë një organizatë kriminale. Merrni ju rastin e fundit. Këshilltari privat i Edi Ramës, Dorian Duçka, miku i tij Agron Neza, stërmiku i tij, McGonigal, dalin gjobëvënës dhe kapin biznesmenët e i gjobisin, 2, 3, 5 milionë sipas oreksit.
Nuk ekziston asnjë hetim, nuk mbahet asnjë qëndrim. Imagjinoni Tiranën, se çfarë mendohet për të tani. Po pse, asnjë diskutim nuk ka që Edi Rama ka ndarë para me ta. Nuk kanë të ngopur ata që vjedhin, nuk ndalen kurrë, nuk dinë të ndalen. I ndalon vetëm vota.
Ndaj dhe unë ju ftoj, të bëjmë gjithçka për një triumf të vërtetë të opozitës shqiptare në 14 maj.
Banorët e Bërxullës, solidaritet të plotë. Shikoni çfarë ndodh, ua rrëmbejnë dhunshëm tokën. Ju e dini dhe e keni të qartë, 11 mijë e 300 km rrugë janë ndërtuar. Kur keni parë që kanë bërë protesta dhe kanë bllokuar ndërtimin. Absolutisht ka ndodhur njëherë tek Unaza e re dhe i kam kërkuar ministrit, shko e dëgjoji banorët ku e kanë hallin. Vjen më raporton dhe më thotë se, ligji nuk ua jep atë që kërkojnë, por kërkesa e tyre ishte e drejtë.
Ai ishte truall në mes të Tiranës dhe ata kërkonin çmim tregu. Po sigurisht. Sapo ua thamë, nuk bënë asnjë protestë, ua plotësuam kërkesën. Ka patur 2-3 raste në Rrugën e Kombit e njëjta gjë. Kurse këta sillen si banditë me qytetarët.
Natyrisht nga do të ja dijë Belinda.

Belinda që ulet dhe porosit biftekun 1 mijë dollarë, jo sa një mëzat, por sa një ka, se mëzati kushton më lirë.
Sigurisht ajo nuk ka si të ua dijë qytetarëve.
Pra është një nomenklaturë e lidhur me krimin, vjedhjen e lidhur me drogën. Misioni ynë është misioni i çlirimit të Vorës, çlirimit të Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë Vora, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply