Rama sërish në mbrojtje të Vuçiçit dhe Serbisë kundër Kosovës, mediat e Beogradit festojnë

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë një intervistë, në të cilën sërish del në mbrojtje të Aleksandër Vuçiçit dhe Serbisë kur bie fjala te raportet me Kosovën.

Rama ka folur për një portal shqiptar në Maqedoni, të quajtur KDP.

Por komentet e tij se Kosova e ka shumë më të lehtë se Serbia, kur bie fjala te marrëdhëniet mes dy vendeve, janë vlerësuar nga mediat e Beogradit.

Kompromiset që duhet të bëjë Prishtina, sado të dhimbshme të jenë për ta, janë një ‘copë keku’ në krahasim më atë që duhet të pranojë Beogradi në këtë dialog, tha kryeministri shqiptar.

“Është një copë keku në krahasim me atë që duhet të gëlltisë Beogradi,” tha Rama, duke marrë vlerësime nga mediat serbe.

Sërish Rama kërkoi që komuniteti ndërkombëtar perëndimor të mos bëjë presione ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, raporton B92.

“Serbia nuk mund ta bëjë këtë as politikisht, as teknikisht. Serbia është e mbaruar pa gazin rus. Nuk është Gjermania që mund të presë dhe mund të hapë një platformë tjetër për gazin çdo të shtunë, përmes të cilës ajo blen gaz shumë më të shtrenjtë nga Katari dhe vende të tjera, raporton media ruse, Sputnik.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply