Berisha nga Vora: Kandidatët e Ramës me 2-3 emra, nuk socialistët, por krimin dhe bandat!

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi pasditen e kësaj të premte në Vorë kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, për kryetar bashkie, Indrit Hoxha.

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi votën e qytetarëve për kandidatët e opozitës, të cilët u zgjodhën me votë nga primaret.

Nga ana tjetër, Berisha tha se kandidatët e Edi Ramës nuk përfaqësojnë socialistët por krimin, bandat dhe organizatat kriminale.

“Sot ne jemi këtu për të paraqitur para jush, kandidatin për kryetar bashkie. Në dallim nga të gjitha paraqitjet e mëparshme, ne vijmë këtu me një kandidat që ju e keni votuar, me kandidatin e primareve. Me kandidatët e lirisë.

Indrit Hoxha dhe të gjithë kandidatët e koalicionit bashkë fitojmë, për herë të parë në 32 vite nuk janë kandidatë të kryetarit të partisë, as të kryesisë së partisë, janë kandidatë të vullnetit, votës dhe dinjitetit tuaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë, dimensioni i saj më i parë është dinjiteti i njeriut.

Në këtë kontekst ne pra deleguam tek ju zgjedhjen e kryetarit të partisë, zgjedhjen e kandidatit për qytetar të parë të bashkisë, nesër zgjedhjen e deputetit tuaj dhe ju garantoj se ju do të jeni vendimmarrës absolut për përfaqësuesit tuaj. Ky faktor është mirëpritur jo vetëm nga demokratet dhe demokratët, e mbështetësit tanë, por ky faktor, kjo praktikë ndër më të avancuarat sot është mirëpritur nga mbarë shqiptarët.

Krahasoni Indrit Hoxhën dhe kandidatët e tjerë me kandidatët e partisë së Edi Ramës. Kandidatët e tjerë janë kandidatët që dolën pas mesnate në orën 1 të natës nga zyrat e PS-së, pa u pyetur asnjë socialist i vetëm. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që mbajnë 2-3 emra, kudo që shkoj më dalin përpara ata. Kandidatët e tjerë janë kandidatë që qytetarët normalë nuk i pëlqejnë, i duan që të kenë 2-3 emra, do të thoshte Pal Tusha, kryetari i PS-së së Rubikut, do ti thoshte Ndrecës që me dajak u emërua kandidat për Mirditën.

Kandidatët e tyre pra nuk përfaqësojnë socialistët, nuk përfaqësojnë mbështetësit e PS-së, përfaqësojnë krimin bandat, organizatat kriminale, shtetërore dhe jo shtetërore dhe ky është dallim shumë i madh. Ky është një dallim madhor. Ndaj dhe siç jeni dëshmitarë, kudo nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga ana e opozitës shqiptare.

Ka një epërsi morale të madhe nga kandidatët e lirisë dhe kjo ka sjellë një frymë fitoreje, të cilën Shqipëria nuk e ka pasur ndonjëherë më të fuqishme që nga viti 1992. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaj, me përkushtim të madh do të bëjë gjithçka për shërbimet më të mira ndaj banorëve të kësaj bashkie, do të bëjë gjithçka për menaxhimin më transparent të të gjitha burimeve dhe taksave tuaja.

Por do të bëjë gjithçka, gjithashtu çfarë ka në dorë, çfarë ka në dorë më Këshillin Bashkiak të lehtësojë barrën tuaj, detyrimet tuaja të pamerituara ndaj shtetit dhe bashkisë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply