Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Vorë kandidatin për kryebashkiak të dalë nga primaret. Berisha është shprehur se biznesi i vogël sot paguan 3 deri në 7 herë më shumë taksa.
“Mbrëmë kryetari i Bashkisë së Tiranës në ikje, deklaronte me mburrje se ua ka rritur ndërtuesve 8-herë taksat. Më falni po, u dogji barku atyre, asgjë përkundrazi, që të gjitha i paguani ju dhe dëgjoja një njeri që po të kishte një emër të dytë, do të quhej i papërgjegjshëm. Gazetari i thoshte që nga vjet gjer në sivjet, u rrit me 110 % çmimi i ndërtimit, shumë mirë thoshte, vlerësim, se i kam vënë ndërtuesit taksa. Po çfarë i bërë ti ndërtuesit me taksa, ai po shet dyfishin e çmimeve tani, e kush po i paguan, xhepat e qytetarëve po i paguajnë, ose do të rrinë pa strehim, do marrin dheun. Shtëpi, apartament nuk blejnë dot.
Shikoni, në pamje të parë, vërtetë kombëtare i ka qeveria qendrore, por shikoni çfarë barre të tmerrshme, mund të krijojë një kryetar bashkie i papërgjegjshëm. Me mburrje, jo ua vura unë ndërtuesve. E çfarë u bërë ndërtuesve ti, ndërtuesit tani shesin me çmimet të tretat më të larta në Europë. I dëmtove ti, përkundrazi.
Ata që nuk mund të blejnë dhe nuk çojnë dot shtëpi, nuk imagjinojnë të blejnë një apartament se u duhen nga 60 deri në 90 vite punë, ata goditen. Një kryetar bashkie që vepron në këtë mënyrë, është një kryetar bashkie, si një qenie laboratorike i transformuar krejtësisht pa ndjenja.
Kryetari i bashkisë ka shumë në dorë, sepse ai kryetar bashkie mendon çdo gjë në xhepat tuaj, sa e keni ju fuqinë. Ju siguroj se, ne në filozofi dhe të gjithë përfaqësuesit tanë janë për taksat më të ulëta të mundshme, sepse ato janë barrë mbi ju, sepse ata rëndojnë jetën tuaj.
Sot kisha një biznesmen në zyrë dhe po më tregonte, biznesi i vogël sot paguan 3 deri në 7 herë më shumë taksa. Bëni çmos të na çlironi sepse ne po marrim fund. Me radhë, çmimi i ujit dyfishohet, uji nuk pihet, në një kohë kur Shqipëria, ju them unë ju, që nëse ka një mall që ky vend mund të ua japë falas qytetarëve të vet është uji. Sepse rezervat ujore të Shqipërisë janë shumë të mëdha dhe ka një vend tjetër me rezerva ujore të mëdha dhe ua jep falas ujin dhe që është shumë herë më kapitalist se ne, dhe ky vend është Austria, dhe e jep krenarisht.
Këtu jo që se japin, rrisin çmimin, por e bëjnë të papijshëm, uji nuk pihet. Me vendim gjykate, me të gjitha analizat del uji i papijshëm. Pra, në pamje të parë, këto janë zgjedhje lokale, po, por ai që vjen ka në dorë shumë për jetën e çdo familje të bashkisë”, u shpreh Berisha.