Berisha: 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Durrësi se, 14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës. Berisha tha se, këta nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare.
“Ajo zonja që është përballë Igli Carës del nga sirtarët e Gjushit. Ajo ka një dyshe që është një nga dyshet më mafioze jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë.
Gjushi dhe Ardian Çela, mikpritësit e Masimo Delanos, nxënësit e tij në Shqipëri.
Gjush, thuaj sa para nga taksat e shqiptarëve i ke dhënë McGonigalit?
Në respekt të qytetarëve të Durrësit, i ftoj mikut tim Igli Cara ta ftojë në debat, të marrë suflerët me vete, Gjushin dhe Çalën.
Këta nuk pyesin për qytetarët, pyesin vetëm për llogaritë e tyre bankare.
14 maji është fundi i Gjushit, fundi i Ardian Çelës, fundi i Edi Ramës”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Ramën nuk e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, atë do ta heqin shqiptarët njëlloj si Enver Hoxhën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, Edi Ramën nuk e …

Leave a Reply