Berisha: “Miss Babëzia” me Ramën kanë blerë 500 milionë euro energji pasi zbrazën digat

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, “Miss Babëzia”, Belinda me Ramën kanë blerë 500 milionë euro energji pasi zbrazin digat gjatë verës. Berisha tha se, çdo shqiptar duhet ta dijë, se viti që këta kanë blerë 500 milionë euro, Shqipëria ka prodhuar 2 miliard kilovat më shumë nga sa konsumon.
“Pasuritë që ka Shqipëria, nuk i ka asnjë vend tjetër në Ballkan dhe Europë. Është vendi më i pasur, është vendi i pasurive përrallore, por e vjedhin, e vjedhin, e vjedhin.
E keqja nuk ka fund, të keqen duhet ta ndalojmë!
U them vetëm një shifër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se në vitin 2022, qeveria dhe administrata kanë vjedhur 122 miliardë lekë.
Sa janë? Rroga vjetore e shqiptarëve, 130 përqind më e lartë.
Këto janë, nuk po them 8 miliardë që janë vjedhur në tetë vite.
Si i vjedhin, do thoni ju? I vjedhin se ndërtojnë rrugën në mes të fushës me 24 milionë euro, kur ajo kushton 2 milionë.
I vjedhin se mbjellin 10,30, 40 mijë fidane dhe thonë kemi mbjellë 1 milion fidane, një pyll sa Durrësi në Tiranë.
Natyrisht nuk mbetet për rroga, nuk mbetet për pensione.
Këto ditë rezulton se kanë blerë 500 milionë euro energji. Ua them unë ju dhe çdo shqiptar duhet ta dijë, se viti që këta kanë blerë 500 milionë euro, Shqipëria ka prodhuar 2 miliard kilovat më shumë nga sa konsumon.
Kjo Miss Babëzia, Belinda me Ramën, këta zbrazin digat gjatë verës. Kur kodi i digave ndalon zbrazjen e tyre gjatë verës.
Ia shesin sekserëve me 30 euro dhe ata e shesin në bursë me 250 euro dhe ndajnë paratë me ta.
Vjen vjeshta, digat bosh. Atëherë blejnë nga 350 euro energji.
Ky është mekanizëm i tmerrshëm i vjedhjes ndaj qytetarëve.
Tjetër, rriten çmimet. Mblodhën 520 milionë euro. Kosova ia ktheu pensionistëve, studentëve dhe rrogëtarëve. Ku i çoi Edi Rama?
320 milionë për rrugët anësore që po i ndërton me 7.2 milionë euro kilometri, ndërkohë që vetë autostrada ka kushtuar 2 milionë euro kilometri.
Nuk paguajmë asgjë më shumë se indiferencën!”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …

Leave a Reply