Berisha: Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët, të largojë shqiptarët! Më 14 maj të ndalim të keqen

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Durrësi se, Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët, të largojë shqiptarët. Më 14 maj të ndalim të keqen, të votojmë ndryshimin, të votojmë Igli Carën. Berisha tha se, Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore.
“Ju keni në memorien tuaj kohërat kur plazhi i Durrësit vlerësohej si më i bukuri në Europë.
Çfarë ndodhi në 23 vite? Në 23 vite, bukuria e plazhit pothuajse u asgjësua, u betonizua.
Çfarë ndodhi në 23 vite? Janë ndërruar me qindra e qindra pallate. Por a është ndërtuar një hotel tjetër i dytë si ai që trashëgohet nga diktatura? Asnjë.
Jo se nuk janë shpenzuar para, janë shpenzuar mijëra herë më shumë se sa kushtonte hotel Adriatiku. Por si ka mundësi të mbetet një relikt në kohërat më moderne, të mos ketë një të dytë si ai.
Babëzia vetëm babazia nuk e lejoi.
A nuk është ky një kushtrim për çdo durrsak, demokrat dhe socialist, të paparti dhe cilido qoftë, që ta ndalim të keqen?
E keqja nuk ka fund. Ndaj dhe me 14 maj, të votojmë Igli Carën.
Durrësi është një kompleks natyror që mund të vendosej në çdo parajsë tokësore dhe mbitokësore. Me brigjet, me tokat, me kodrinat, nuk ka bukuri më përrallore se Durrësi, nuk ka një vend me potenciale të tilla.
Përsëri të rinjtë e Durrësit marrin rrugët e botës. Në vend që të punojnë në industrinë e tyre turistike, shkojnë dhe shërbejnë në turizmin e vendeve të tjera. Në vend që të punojnë në femrat e tyre, shkojnë dhe punojnë në fermat e të tjerëve.
Përse po largohen shqiptarët? Po largohen sepse ka një politikë genocidale. Edi Rama po bën gjithçka që të largojë durrsakët nga Durrsi, t’i largojë shqiptarët nga Shqipëria.
Nëse ti krijon kushte të kalkulueshme që ua bën jetën të pajetueshme në vend, kjo quhet gjenocid dhe ky largim është krim kundër njerëzimit.
Le t’u referohemi fakteve.
Me aktin e parë, dyfishoi taksat, përgjysmoi bizneset. Së dyti, ndërmori fushatën unike në botë. Askund në botë nuk arreston kush për çështje civile. Që kur janë themeluar kodet, çështjet civile janë civile dhe ato penale janë penale.
Në një proces me një trashëgimi arkaike, të tmerrshme, arrestoi për fatura, 38 mijë qytetarë në vitin 2015. Ndërkohë kur çdo shtet në botë u paguan faturat atyre që nuk paguajnë vetë. Kurse ky u tregon derën e burgut. Natyrisht kjo ishte përzënie.
Çfarë mund të bëjnë fermerët në Durrës e Shqipëri kur ky sjell vërshimin e qumështit pluhur nga Shemavija. Si mund të maten fermerët e Durrësit me prodhuesit përreth, kur vetëm Kosova subvencionon çdo hektar grurë me 400 euro, subvencionon çdo lopë me 90 euro?
Si mund të konkurrojnë fermerët tanë?
Pra, çfarë ndodh? Krijohen kushte për largimin e tyre. Nga Shkodra shkojnë dhe punojnë në Mal të Zi. Në vitin 2013, rrogat në Shqipëri ishin më të lartat në Ballkan. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, numri i shqiptarëve rritej në Durrës dhe mbarë Shqipërinë.
Kurse sot, një e treta e popullsisë në 8 vite ka braktisur këtë vend të bekuar.
A nuk është kjo një thirrje zemër, një apel nga thellësitë e shpirtit të çdo shqiptari kudo që ndodhet. Më 14 maj të ndalim të keqen, të votojmë ndryshimin, të votojmë Igli Carën”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Blushi: Po të kishte drejtësi, Erion Veliaj do të ishte në burg!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën …

Leave a Reply