Berisha: Gjoba e Shqipërisë në arbitrazh mund të shkojë 1.5 miliard USD

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se gjoba e Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, për faj të qeverisë, mund të shkojë në 1.5 miliardë dollarë. Dy ditë më parë ishte biznesmeni italian, Francesco Becchetti që fitoi në arbitrazh përballë shtetit shqiptar plot 110 mln euro për mbylljen e Agon Channel nga Edi Rama.

Nga Fieri ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Evdar Kodheli, Berisha tha se Rama e ka futur drejtësinë në xhep, por shtoi se gjykatat ndërkombëtare nuk janë si gjykatat e Tiranës. Duke iu referuar Ish-kryeministri solli në vëmendje se ndaj Shqipërisë janë disa çështje në arbitrazh dhe gjoba mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit aq sa për dy vite janë rrogat të gjithë shqiptarëve.

“Ky drejtësinë e ka futur në xhep. Shkoni në gjykata. Asnjë gjyq nuk fiton qytetari. Tani mendon se gjykatat ndërkombëtare janë si gjykatat e Tiranës dhe thotë do dal nga Gjykata Ndërkombëtare. Dil provoje njëherë. 156 mln janë ndarë nga buxheti për të paguar gjobat që kemi marrë në arbitrazh. Ju garantoj se me 12 çështje të tjera që ndodhen në të njëjtën gjykatë dhe 5-6 çështje të tjera në Paris dhe Zvicër gjoba e Shqipërisë do të shkojë të paktën 1.5 mld dollarë. Më shumë se 2 vite rrogat e të gjithë shqiptarë. A mbahet një kryeministër i tillë hajdut dhe mashtrues? Kurrën e kurrës. 14 Maji është një ditë që ndan historinë, një ditë ku duhet të bashkohemi të gjithë, demokratë, të paparti, socialistë”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash, i zgjedhur nga Balla

Kryetari i PD, Berisha deklaron në një postim në facebook se “narko-drejtori i ri i …

Leave a Reply