Pritje madhështore Berishës, Elbasani fiton me Luçiano Boçin

Mijëra e mijëra qytetarë të Elbasanit i kanë rezervuar sot një pritje madhështore Kryetarit të PD, Prof.Dr.Sali Berisha. Berisha i konsideroi sot shqiptrët si misionarë të rivendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

Kandidati opozitar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi iu ka dërguar një mesazh qytetarëve elbasanas në çeljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata.

“E thjeshta deri në madhështi; faleminderit për mbështetjen. Ky falënderim nuk e shpreh plotësisht mirënjohjen time për ju. Në këtë hapje fushate, përpara se t’ju them qytetarëve se çfarë do bëj unë për ta, do ju them se çfarë nuk do bëj. Le ta ndajmë këtu në shesh të burrave, të bardhën nga e zeza, së pari; nuk do ju gënjej, për asnjë votë, për asnjë parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Sot nuk kam të drejtë që të mos luftoj sepse ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare që të fitojmë.

E kanë helmuar me luftë politike dhe me tym inceneratori të ardhmen. E kanë zhytur në korrupsion. Në vendim në të pasur mbi dhe, Rama po vazhdon eksperimentin e Enver Hoxhës. Në themel ka shpopullimin e Elbasanit he kërkon të zhdukë dimensionin e lirisë. Por, kanë harruar një gjë, që Elbasani duron shumë, por kur ta jep përgjigjen të lë pa fjalë. Është i rreptë në gjykim, i ngjan atij malit që brenda është një vullkan. Mikun e përkëdhel me fjalën mbret por veten e quan mësues. Kush nuk e vlerëson këtë vend, ikën i turpëruar me kokën poshtë. Elbasani është një djep për dijetarët dhe një varr për sundimtarët.”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply