Berisha ngre shqiptarët në këmbë për fitore: Me 14 maj pranvera e re e demokracisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi mes një entusiasmi historik në Elbasan.

Berisha tha se zgjedhjet 14 majit, do të jenë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve, ku sipas tij do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia.

“Mirënjohje e pakufishme ndaj jush, ndaj qytetarëve të Elbasanit, kudo ku ndodhen sonte. Rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria. I nderuar zoti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, zoti Noka, zoti Boçi, kryetar i ardhshëm i bashkisë së Elbasanit, entuziazmi, prania e qytetarëve këtu, është mesazhi më i fuqishëm që i përcillet sot mbarë shqiptarëve.

Është mesazh i ndryshimit të madh, i pranverës së re të demokracisë, i fitores së pluralizmit politik dhe fitores së Boçit. Më 14 maj, në Elbasan dhe mbarë Shqipërinë përballet monizmi me idealet e pluralizmit. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë. Kam besim se Elbasani do jetë në krye të fitores dhe përpjekjes shqiptare për mposhtjen e monizmit dhe triumfit të pluralizmit.”, tha Berisha.

Mes të tjerash Berisha ngriti në piedestal kandidaturën e Luçiano Boçit, ndërsa tha se nuk është ndjerë kurrë më krenar se sa sot. “Hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz të qytetarëve me procesin e Primareve. Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni, të parët, të parët për Luçiano Boçin dhe kandidatët e primarëve në mbarë Shqipërinë.”, shtoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply