Flamur Noka: Rama ka sjellë këtu një kukull që nuk guxon të dalë në Elbasan

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u shpreh se, Partia Socialiste kandidon në Elbasan një person si Gledian Llatja, që sipas tij e kapin me me shpulla e shkelma brenda zyrës. Noka e bëri këtë deklaratë gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi.

Noka tha gjithashtu se Rama kërkon ta kthejë qytetin e Elbasanit në një qytet të djegur dhe të braktisur nga njerëzit.

“Kjo energji tregon se Elbasani do të ndryshojë, të shkëputet nga kthetrat e “Rilindjes”. Elbasani nuk mund të rrijë më peng i mafies dhe i këtij regjimi. Si ka mundësi që ky qytet përfundoi kështu. Si ka mundësi që qyteti i Normales, i kulturës të kthehet në qytet që ka krim, korrupsion dhe mafie. Si ka mundësi që qyteti që studentët e kishin ëndërr të studionin këtu, të braktiset.

Ky ka qenë program i detajuar i Edi Ramës dhe Rilindjes. Ata kanë si qëllim jo një qytetar të lirë dhe dinjitoz, por një qytetar të dobët e të parëndësishëm, që ta kontrollojnë më lehtë. Sot Rama dhe Rilindja kanë marrë çdo gjë. Ata kanë harruar se nuk mund të kontrollojnë lirinë, energjinë dhe shpirtin tuaj. Ata kanë sjellë këtu një kukull që e kanë zhytur në batak. Ajo kukull nuk guxon të dalë në Elbasan. Llatja nuk del, del takon vetëm administratën. Kurrë nuk mund ta rrëmbejnë lirinë tonë. Do i kthejmë Elbasanit dinjitetin e nëpërkëmbur. Rilindja dhe Rama kanë ndërhyrë kudo, me presione, para dhe miliarda.

Këtë qytet kanë bërë gjithçka ta bëjnë tokë të djegur. Tokë të djegur që të gjithë të largohen. Sado të duken të fuqishëm, ata kurrë nuk e kanë forcën dhe energjinë tuaj për ndryshim, për të votuar Luçiano Boçin dhe opozitën. Rilindja ka sjellë një statujë plasteline si Llatja. E tërheq për veshi njëri, i fut një shpullë tjetri, e kap me shkelma tjetri brenda zyrës. Ndërkohë Berisha ka sjellë këtu profesor Luçiano Boçin, njeriun që e do aq shumë Elbasanin. Njeriu që kur vuri në peshore interesat e veta dhe interesat e këtij qyteti, e la mandatin e deputetit që t’ju shërbente juve. Ne jemi të bindur se Elbasani do të reagojë, në 14 maj ky qytet do të zgjedhë Boçin”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

400 mln euro të taksapaguesve për port të ri, porti ekzistues i Durrësit u dha për ndërtim pallatesh

Ndryshimet në buxhetin e shtetit të vitit 2024 parashikojnë që rreth 400 milionë euro të …

Leave a Reply