Berisha: Qeveri armike! TVSH-ja detyron përpunuesit të lënë në fushë mallin e fermerit!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Evdar Kodhelin për kryetar të Bashkisë Fier në zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë se është armike e fermerëve dhe se për shkak të TVSH-së, përpunuesit preferojnë mallin e importit dhe lënë në fushë mallin e fermerit shqiptar.

“Miqtë e mi!

Në filozofinë tonë nuk ka vend të zhvilluar pa fshat të zhvilluar. Nuk ka vend të begatë pa fshat të begatë dhe ju siguroj se Edvar Kodheli do të bëjë gjithçka për të ndihmuar fermerët e Fierit, për të ndihmuar në organizimin e veprimtarive të tyre, për të lehtësuar taksat që i rëndojnë, për të investuar në sistemin e kanalizimeve, infrastrukturës.

Ne nuk jemi parti e qendrave të qytetit.

Jo ua them këtu haptas, ne nuk kemi asgjë me qendrat, por ne kemi filozofi tjetër, filozofia jonë është që qytetarët kudo që jetojnë duhet të gëzojnë po atë infrastrukturë që gëzojnë edhe lagjet e qytetit.

Pse u ndala unë këtu, sepse Edi Rama në 8 vite ka shpenzuar duke vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme, 2.3 miliardë euro vetëm rrasa guri në qendrat e qyteteve, që po të kishin qenë gurë gjysëm të çmuar nuk do të kushtonin kaq shumë. Dhe që janë bërë në mënyrë absolute, në motivin kryesor për të vjedhur, se shpenzimi për to, të paktën 70% e shpenzimeve janë vjedhur dhe shpërdoruar nga Edi Rama dhe grupi i tij.

Ndërkohë Shqipëria rurale nuk ekziston për këtë qeveri.

Ju bëj thirrje fermerëve të Myzeqesë, të kujtojnë pak sa herë e kanë dëgjuar atë të flasë për qumështin, lopën, vreshtin, plantacionet, ullishtën. Sa herë e kanë dëgjuar të flasë për kanabisin, drogën, me qindra herë. Ky është kryeministri që beson se Shqipëria duhet të mbushet në drogë, në një kohë që Shqipëria është tokë e bekuar, është një kopsht i vërtetë i Europës Juglindore thoshte Konica.

A e keni dëgjuar të flasë ndonjëherë për fshatin, fshatarët. Po ua them unë, shkon e gjen ndonjë resort agrobiznesi dhe e poston.

Por nuk janë vetëm agrobizneset. Por çdo fermer është një biznes, çdo fermë është një biznes.

Në vitin 2013 Myzeqeja kishte 35 mijë lopë rrace, Shqipëria  eksportonte qumësht falë Myzeqesë. Por çfarë ndodhi, ku shkuan lopët e rracës, çfarë ndodhi me tokën. Hapi kufinjtë me Ballkanin e Hapur, mbushi Shqipërinë me qumësht pluhur, krijoi monopolet private në të gjithë imputet bujqësore dhe fermerit i kushton dengu i barit aq shtrenjtë sa nuk e mban lopën e qumështit më, e ther.

Cilat janë mbështetjet që i jep, fermerëve kjo qeveri. Kjo është armike e fermerëve ua them unë.  Po pse është armike se është pak fjalë e ashpër. Është armike sepse e përdor TVSH-në vetëm për të ndëshkuar fermerët shqiptarë. Ka hequr TVSH në blerje dhe e ka vendosur vetëm në shitje. Nuk ka vend në botë që e bën këtë. TVSH me ligj është në blerje dhe në shitje. Për këtë shkak përpunuesit, që të gjithë preferojnë mallin e importit dhe lënë në fushë mallin e fermerit shqiptare”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply