Kryemadhi: Berisha na mësoi mos kemi frikë të përballemi me krimin dhe shantazhin

Ditën e sotme në qytetin e Fierit u prezantua kandidati i opozitës për kryetar bashkie, Evdar Kodheli. Në mbledhjen me qytetarët e Fierit ishte e ftuar edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, e cila në fjalinë e saj përpara mbështetësve të partisë demokratike u shpreh se nga vështirësitë e mëdha të qytetarëve të Fierit kjo betejë është e fituar, pasi ata sot janë në pritje të ndryshimit.

“Sot ne prezantojmë kandidatin  e opozitës për qytetin e Fierit. Suksese kryetar! E di që është betejë e vështirë por me një ekip të mrekullueshëm, me demokratët e vërtetë të qytetit të Fierit unë jam e bindur që sfida juaj është e realizuar. Jo për ju po për Fierin dhe për fjerakët , për djemtë dhe vajzat e Fierit që sot janë larguar nga qyteti sepse nuk kanë punë, nuk kanë mundësi të zhvillojnë jetën e tyre, sepse sot në Fier ke vetëm pensionistë dhe të papunë, dhe djemtë dhe vajzat e qytetit të Fierit, bashkisë më të pasur të Shqipërisë, janë rrugëve të europës ku enden për të gjetur dhe ndërtuar një jetë më të mirë.

Sot ne kemi përballë një kandidat për kryetar bashkie që pazar për të mos u paraqitur përballë drejtësisë, që është Armando Subashi, i cili bën sikur ka bërë investime të mëdhaja, por kemi rafineritë e naftës të mbyllura, kemi naftëtarët pa punë, kemi turizmin që nuk ekziston fare, kemi biznese të cilat mbyllen përditë, kemi një bujqësi e cila shkatërrohet ccdo ditë e më shumë për shkak të mungesës jo vetëm të fuqisë punëtore por edhe të subvencioneve dhe unë jam e bindur që kandidati ynë Evdar Kodheli i cili është financier, ekonomist do të bëjë dhe do të paraqesië planin më të mirë për bashkinë e Fierit, për atë që fjerakët meritojnë”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply