Luan Baçi: Me Evdar Kodhelin do t’i kthejmë Fierit dinjitetin!

Gjatë prezantimi të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë në Bashkinë Fier, deputeti i PD, Luan Baçi vlerësoi takimin e sotëm, si një takim me qëllim historik për të vendosur fatin e qytetit dhe për t’ja kthyer atë qytetarëve, si dhe liderin historik Sali Berisha.

Sipas Baçit, kjo bashki nuk duhet të qëndrojë më strofull e zyrtarëve të kapur të pushtetit dhe oligarkët e lidhur me ta që vetëm vjedhin dhe abuzojnë me taksat tona.

Duke u ndalur te kandidati Evdar Kodheli, Baçi tha ka mbështetjen edhe të shumë qytetarëve të tjerë të paangazhuar politikisht në Fier dhe këtë fakt e dëshmuan primaret që sollën një ringjallje të parimeve tona si parti e djathtë që respekton vetëm garën me drejtësi demokraci dhe meritokraci.

I nderuar kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Profesor Doktor Sali Berisha, lideri ynë historik.

Ky takim i shkëlqyer na mbledh sot me një qëllim historik, të vendosim për fatin e qytetit tonë për bashkinë që duhet tu kthehet qytetarëve të Fierit, tu kthehet të gjithë juve.

Kjo bashki nuk duhet të qëndrojë më strofull e zyrtarëve të kapur të pushtetit dhe oligarkët e lidhur me ta që vetëm vjedhin dhe abuzojnë me taksat tona.

Partia Demokratike dhe opozita e vërtetë prezanton sot kandidatin për të drejtuar Bashkinë e Fierit qytetarin shembullor, prindin e shkëlqyer, sipërmarrësin e suksesshëm, ekspertin e financave, kandidatin Evdar Kodheli në koalicionin Bashkë Fitojmë.

Kjo sallë e mbushur plotë dhe me shumë entuziazëm na përcjellë energjinë e fitores edhe këtu në Fier.

Dalja në 14 maj me një kandidaturë përbën model në politikë në qytetari dhe në përfaqësimin dinjitoz për interesin publik.

Evdar Kodheli ka mbështetjen e secilit prej jush dhe shumë qytetarëve të tjerë të paangazhuar politikisht në Fier dhe këtë fakt e dëshmuan primaret që sollën një ringjallje të parimeve tona si parti e djathtë që respekton vetëm garën me drejtësi demokraci dhe meritokraci.

Për këtë ringritje me kaq energji dhe shpresë merita më e madhe i takon liderit tonë të Partisë Demokratike Sali Berishës por mbi të gjitha edhe anëtarësisë së PD-së”, tha Baçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply