PD: Gjirokastra e harruar nga Rilindja, 14 maji do të shënojë pikën e kthesës!

Partia Demokratike Dega Gjirokaster ka denoncuar pushtetin lokal të rilindjes, pasi këta të fundit nuk kanë kryer asnjë investim për këtë qytet, duke shkëputur lidhjet me qytetarët.

Në një deklaratë për mediat, Daniel Sino tha se, 14 maji do të shënojë pikën e kthesës dhe i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, kandidatin e koalicionit ‘Bashkë fitojmë’, Dorian Lani.

Sino u shpreh qeveria i shkëputi lidhjet me qytetarët e Gjirokastrës, ndërkohë, në prag të fushatës zgjedhore, pushteti vendor bredh fshat më fshat dhe shtiren sikur nuk i zë gjumi për ta

“Gjatë këtyre viteve, qeveria i ka bërë një dëm të madh të gjithë qytetarëve gjirokastrite, duke shpopulluar gjithë qarkun e Gjirokastrës.

Rilindja e sotme ia doli që çdo i sëmurë të udhëtojë drejt Tiranës, të përballet me një kaos dhe të shtrohet në korridoret e QSUT-së.

OSHE ka qenë inekzistente, dhe njësitë administrative kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike.

qeveria i shkëputi lidhjet me qytetarët e Gjirokastrës, ndërkohë, në prag të fushatës zgjedhore, pushteti vendor bredh fshat më fshat dhe shtiren sikur “nuk i zë gjumi” për ta.

Ata mendojnë se do ti mashtrojnë edhe kësaj radhe, por 14 Maji po afron. Kjo ditë do të fiksojë pikën e kthesës, duke votuar kandidatin e koalicionit ‘bashkë fitojmë’ Dorian Lani”, u shpreh Sino.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e SHBA: Do të mbrojmë qytetarët shqiptarë nga kartelet e drogës  

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar 8 kartele droge, përfshirë kartelin Sinaloa, si organizata terroriste globale, …

Leave a Reply