Premtimi i kandidati për bashkinë e Durrësit, Cara: Përfundimi i Rindërtimit brenda vitit 2024

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka marrë fjalën në takimin elektoral që po zhvillohet në Durrës me praninë kryetarit të PD, Sali Berisha dhe të kryetarit të Pl, Ilir Meta.

Përpara qytetarëve të Durrësit, Igli Cara tha se, ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme.

“Të gjithë biem dakord që zgjedhjet e 14 Majit kanë rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Durrësit dhe të Shqipërisë.

Të gjithë biem dakord që eksodi i viteve 90, shpopullimi i vendit në këto vite të fundit nuk janë e njejta gjë, të gjithë e dimë që fëmijët tanë po ikin dhe duan të ikin.

Të gjithë biem dakord se pasuritë natyrore më keq se në Durrës nuk janë menaxhuar gjëkundi në Shqipëri, duke cenuar edhe identitetin kulturor.

Të gjithë biem dakord që për betonin e Dakos betonizuam qytetin, zumë detin me ndërtime, cenuam vijën bregdetare.

Nëse do të gjenin disa fjalë për të përshkruar bashkinë e këtyre viteve, ato janë arrogancë, mungesë transparence dhe larg qytetarit, një bashki si agjenci shërbimesh e qeverisë, madje të duket sikur ka drejtoreshë qeverie dhe kryetare bashkie.

Ne së bashku do të bëjmë gjithçka për ta kthyer bashkinë në një institucion real të qytetit dhe të qytetarëve, përmes programeve afatshkurtra dhe afatmesme. Prioritet i rëndësishëm do të jetë përfundimi i procesit të rindërtimit brenda vitit 2024. Ky është premtim!

Integrimi i zonave të reja urbane dhe mbulimi me shërbim transporti publik, infrastrukkturë”, u shpreh ndwr tw tjera Igli Cara.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply