Bylykbashi: Bashkia e Durrësit do të kthehet në duart tuaja!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka bërë thirrje që më 14 maj qytetarët e Durrësit të votojnë kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Igli Cara si kryebashkiak të qytetit bregdetar.

“Ne e kemi një ofertë, ajo që Igli Cara i sjell këtij qyteti si shpresë për ndryshim. Me Igli Carën bashkia e Durrësit ndryshon e kthehet në duart tuaja. T’i bashkojmë votat tonë te koalicioni Bashkë Fitojmë të largojmë Ramën një herë e mirë nga ky qytet”, tha ai.

Ndërsa akuzoi qeverisjen socialiste në Durrës se në Bashki, në 23 vite kanë vjedhur paratë e qytetarëve me tendera korruptive.

Bylykbashi ndër të tjera paralajmëroi se PS blen votat me mbështetjen e krimit për zgjedhjet.

“Më 14 maj kemi një detyrë më shumë se politike, është qytetare për Durrësin, ne duhet të shkojmë të votojmë për të ndëshkuar pandëshkueshmërinë, arrogancanë, abuzimin e atyre që qeverisin Durrësin.

Vetëm ne bashkë mund ta bëjmë këtë më 14 maj. Në Durrës qeveria e PS ka 23 vite që keqqeveris duke i mbyllur derën qytetarëve, vjedhin parat e taksave tuaja me tendera skandaloze. Veliera është lapidrari i kësaj vjedhje skandaloze, tendera për rrugë që pasi asfaltohen rihapen për tendera të tjerë korruptive, këto janë modeli i qeverisjes në këto 23 vite. Grabisin pronat publike për vete apo kriminelët me të cilët bëjnë paktin për të blerë vota.

Porti i Durresit grabitja e tij është monumenti më skandaloz i grabitjes së pronës publike. Radha e grabitjes ka ardhur dhe për pronat private, po u prishen shtëpitë private te Amfiteatri. Tani kanë plan tua japin për ndërtim klientëve të tyre. Pandëshkueshmëria ka pjellë arrogancën e pushtetarëve socialistë. Arroganca e pandëshkuar e Vangjush Dakos, Emirjana Sakos u ka marrë nga xhepat qindra miliona para nga taksa tuaja. Më 14 maj i japim fund e ndëshkojmë këtë sjellje grabitqare. Kandidatja e PS përfaqëson gjithë 23 vjecarin e korrupsionit arrogancës e keqqeverisjes. E vetmja gjë që kanë në dorë është blerja e votave e presioni me administratë”.

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply