Meta: Elbasani do t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-0.

Nga Elbasani, Meta tha se është krim që të lihen qytetarët e bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanase. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Topalli: Mbrëmë ndodhi kthesa e madhe, mbas kthesës së madhe ndodh ndryshimi i madh

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli ka folur në protestën maratonë prej 52 ditësh …

Leave a Reply