Berisha: Përsëris thirrjen që SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha përsëriti thirrjen që SHBA të hetojë aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri. Berisha tha se, Ambasadorja, të cilën unë e quaj guvernatore, ka tejkaluar çdo lloj limiti të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi.
“Unë kam respekt të madh për zotin Menendez, udhëheqës i Komisionit për Politikën e Jashtme të Senatit të SHBA.
Ambasadorja, të cilën unë e quaj guvernatore, ka tejkaluar çdo lloj limiti të mandatit të saj, të normave, të respektit, të sovranitetit të një vendi.
Për shkak të mashtrimeve që ajo i ka bërë qeverisë së saj, ajo ka ndërmarrë akte të dënueshme ndaj drejtësisë shqiptare.
Mjafton të kujtoj këtu se prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste se pse nuk e arrestoni Sali Berishën.
Disa prej tyre do kishin dashur t’ia plotësonin atë dëshirë, por kanë marrë përgjigje se nuk rezulton asnjë fakt, asnjë dokument.
Por ky është vetëm një aspekt i saj.
Aspekt tjetër shumë i rëndë është qëndrimi në aferën McGonigal. Ajo është kokë e këmbë e përzier dhe një kopje me fustan e McGonigal në kuptimin e korrupsionit nga kjo qeveri për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë.
Unë kam zgjedhur të mbroj interesat e publikut shqiptar duke e denoncuar atë në çdo rast. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri.
I garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e …

Leave a Reply