Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs

Kryetari i PD tha se, rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs. Berisha tha se, një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve.
“Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi.
Do e krahasoj edhe njëherë me Steve Jobs, i cili pasi e larguan nga ndërmarrja e tij, u rikthye dhe i bëri botës iPod, iPad dhe iPhone.
Një rikthim i tretë do ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve.
Ne arritëm me ato reforma ekonomike që ju thoni, të kalojmë nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Arritëm të jemi njerëzit më të paguar në Ballkan, madje më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Objektivi ynë ishte të kapnim sllovenët se ata janë me rroga më afër me vendet e 15-shes së BE.
Ku e bazoja unë këtë objektiv?
Asnjë vend në Ballkan, as Sllovenia, as Serbia, nuk ka pasuri përrallore të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është në detyrën e një qeverie që këto pasuri t’i kthejë një mirësi, në mirëqenie, në rroga, në pensione, begati dhe progres të qytetarëve.
Kështu që unë mbetem i sigurt në realizimin e këtyre objektivave”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply