Berisha: Qëllimi numër një i PD është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, qëllimi numër një i PD është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë. Berisha tha se, Rama po shkel çdo rregull dhe parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.
“Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Ai ka humbur që në krijimin e saj. Kjo qeveri u votua mbi sistemin e patronazhistëve dhe makinerinë e grabitjes së votës.
Qëllimi numër një është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë.
Unë ju garantoj se do bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisë së Edi Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë.
Edhe në këtë fushatë, Rama po shkel çdo rregull dhe parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.
Në fund, fatura do i shkojë vetëm atij.
Ne do fitojmë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

E Ngarkuara me Punë e SHBA në SPAK: Fokusi i Administratës Trump, lufta ndaj karteleve dhe organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn ka mbërritur sot në SPAK për të …

Leave a Reply