Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot në një bashkëbisedim live në rrjetet sociale se opozita do t’i fitojë zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Rama do të mbahet përgjegjës për të gjitha shkeljet e ligjit.
Në afro 2 orë bashkëbisedim, Kryetari i PD, Sali Berisha i është pëgjigjur interesimit të shumë qytetarëve mbi sfidat politike të opozitës dhe alternativës që ajo ofron.
Berisha i ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve që të bëjnë gjihçka brenda mundësive për të qenë prezent dhe për të votuar për ndryshimin në zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri.
Një nga prioritet kryesore të opozitës do të jetë rikthimi i të drejtës të votës, ku zgjedhësit të votojnë si qytetarë të lirë, dhe Berisha tha se opozita do të bëjë gjithçka për të garantuar këtë të drejtë legjitime.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar aferat kriminale dhe korruptive të qeverisë nga trafiku i drogës dhe deri tek vjedhjet me fondet publike. Berisha ka pyetur publikisht njeriun që sot drejton Bashkinë e Tiranës se ku ka përfunduar taksa prej 570 milionë euro që ai ka mbledhur nga ndërtimet?
Kryetari i PD deklaroi se çdo votë për ‘Alibashën’ dhe ‘Bravën’ është votë për regjimin. Ai përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve amerikane përt të hetuar aferat dhe pronat e Yuri Kim në Shqipëri.