Me 15 prill hapim fushatën e fitores në stadiumin ku u rithemelua PD

PD dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të hapin fushatën e fitores së zgjedhjeve të 14 majit në stadiumin që u bë simbol i rithemelimit të Partisë Demokratike.

Të shtunën mijëra e mijëra qytetarë do të nisin udhëtimin e fitores me kandidatët e opozitës së bashkuar pikërisht nga ky stadium.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë njoftimin lidhur me hapjen e fushatës. Bëhet me dije se do të bëhet më stadiumin “Air Albania” në orën 12:00, më 15 prill.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

About Redaksia

Check Also

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Reagim i fortë ndaj Ramës nga protesta: Ushtrove presion në Kosovë për ngritjen e Gjykatës Speciale

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shkaktuar …

Leave a Reply