Berisha: Fushata jonë ka paralelizma me atë të 1992. Kandidatët tanë, kredenciale të shkëlqyera

Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me FRPD, kryetarët dhe drejtuesit politik të degëve të Tiranës. Berisha tha gjatë fjalës së tij se, fushata jonë ka paralelizma me atë të 1992, kandidatët tanë janë kredenciale të shkëlqyera.
“Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë drejtuesit e degëve, anëtarëve dhe simpatizantëve tanë për punën shumë të çmuar që kanë bërë dhe po bëjnë në këtë fushatë, e cila po elektrizon shoqërinë shqiptare.
Nga viti 1992, kjo është fushata e cila karakterizohet nga një optimizëm, nga një besim, nga një shpresë e madhe e qytetarëve shqiptarë, besim tek fitorja.
Ju, se jeni çdo ditë në terren, kudo që hedhni hapin, dëgjoni qytetarë, qytetare, të ju thonë se kemi frymë të shkëlqyer. Çfarë është kjo? Fryma e shkëlqyer është besimi në fitore, qytetarët e ndjenjë se fitorja po afron çdo ditë.
Në këtë kontekst, mund të themi se ka disa paralelizma me 1992. Do u duket e çuditshme, por paralelizma e parë janë kandidatët tanë. Ne kudo ku shkojmë, shkojmë me kandidatë të cilët nuk kanë asnjë hipotekë negative. Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale, qoftë qytetare, qoftë politike të shkëlqyera. Por në dallim nga 1992, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryetari apo kryesia e partisë, por janë kandidatë të caktuar nga anëtarësia. Në çdo lloj varianti këta kanë një epërsi morale të jashtëzakonshme krahasuar me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pa le me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply