Nga Klodi STRALLA
Në foton lart është Lulishtja panoramike pas monumentit të Heroit tonë kombëtar në Tiranën e viteve ’70-të, por që mbeti e tillë, e paprekur, edhe shumë vite më pas, derisa Rilindasit e rinj e trasformuan në një ‘luadh bagëtish’, ku sot kryerilindasi ynë e zgjodhi si vendin ku çeli fushatën elektorale të PS-së, duke mbjelle edhe 61 pemë, aq sa janë bashkitë e vendit.
E projektuar nga një specialist urbanist italian si ing. Bossio në fillim të viteve ’30-të, ajo qëllimisht ishte ideuar në kuotë më të ulët se sheshi Skenderbej, në mënyrë që, godinat e ministrive që e rrethojnë, të dukeshin, për syrin e vizitorit, më të larta nga sa janë realisht. Ajo ishte njëkohësisht edhe një lulishte në zemër të kryeqytetit, pjesë funksionale e aksit qendror të tij, me stola shlodhës, me pemë të shumta dekorative dhe me bordura përreth, ku ne, rinia studentore e kohës, ndiqnim ulur xhirron tradicionale të mbremjes ose linim takime me miq e shokët tanë. S’ka familje apo individë të mos kenë pozuar para saj, qoftë tiranas por edhe nga rrethet.
E gjithë kjo vepër arti u rafshua nga rilindasit dhe u shndërrua në këtë mynxyrën që shihni më poshtë, ku sot, arkitekti i shkatërimit të saj, së bashku me sejmenët dhe pasvanët e tij xhahilë e servilë, shkoi të mbjellë pemë, vënd e pavënd, kur estetika e të bukurës nuk ka asnjë lidhje me numrin 61 të bashkiakëve të tij.
Neveri!