Propaganda e mashtrimit që vazhdon të përsëritet në media/ Ku janë mbjellë 1 milionë pemët e Veliajt?

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARES SË KOMISIONIT TË APELIMIT, ADRIANA KALAJA

Më datë 26 mars Kryetari i Bashkisë Tiranë, deklaroi se mbolli pemën e 1 miliontë në territorin e Tiranës.

Edhe sipas faqes zyrtare të Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit janë mbjellë 1 milion pemë në territorin e Tiranës.

Këtë refren mashtrimi dhe propagande vazhdojnë ta përsërisin nëpër media edhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë, pa treguar asnjë të dhënë konkrete se ku janë mbjellë këto 1 milion pemë.

Nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të Bashkisë, Veliaj do kishte filluar të mbillte pemë, atij do ti duhej të mbillte 342 pemë në ditë. :

1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë

Për këtë arsye, përveç faktit se po përgatisim një kallëzim penal ndaj Veliajt dhe mashtrusve të tjerë rreth tij, ne i jemi drejtuar me një shkresë Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit me pyetje që do të sqarojnë publikun lidhur me këtë mashtrim dhe vjedhje të radhës:

1.      Sa fidanë janë prokuruar nga shtatori 2015 e vijim dhe cili është lloji i prokurimit lidhur me sasinë e fidanëve, me tender apo të drejtpërdrejtë?

2.      Sa është sasia e fidaneve të mbjella nga shtator 2015 e vijim dhe sa është çmimi i blerjes për secilin prej llojeve të fidanëve të mbjellë apo në magazinë, dhe cilat janë subjektet fituese të këtyre prokurimeve?

3.      Cili është inventari i mbjelljes së fidanëve sipas zonave?

4.      Cila është sasia e evidentuar nga ju e pemëve të prera nga ndërtimet dhe cilat janë hapat e marrë nga ju për zëvëndësimin e pemëve të prera?

5.      Cila është mënyra e prokuriomit të pemëve dekorative të mbjellë në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë dhe çmimi i tyre për copë?

Nga investigimi i rastit në fjalë, pa hyrë në arsyetimin e ekspertëve të fushës, se nuk del sipërfaqja e Tiranës për këtë sasi pemësh, na rezulton se jo vetëm nuk janë mbjellë 1 milion pemë por me vendim të Këshillit Bashkiak është hequr sipërfaqja prej 1,442 m2 nga fondi pyjor publik, e shtrirë në ngastrën pyjore 43/a, të ekonomisë pyjore Krrabë-Gurrë, në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Sipas VKB-së Nr. 138, datë 23.12.2022, ngarkohet Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit për zbatimin e këtij vendimi, por nuk na sqaruohet se:

1.      Pse kjo sipërfaqe e konsiderueshme hiqet nga fondi pyjor publik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe sa pemë përfshin kjo sipërfaqe?

2.      Kujt i kalon në pronësi ky fond pyjor dhe kush do jetë destinacioni i mëtejshëm i tij?

3.      Cilat janë arsyet e këtij vendimi dhe sa vendime janë marrë me të njëjtin objekt?

Nëse bën një kontroll të thelluar të vendimeve të Këshillit Bashkiak me këtë objekt, gjen me qindra të tilla që lidhen me pronën publike dhe me këtë rast.

I bëjmë thirrje SPAK-ut të vrasë frikën ndaj Kryebashkiaut të Tiranës e të fillojë hetimet për këtë rast e me radhë të tjerët që nga inceneratorët e deri te Teatri Kombëtar.

Faktet dhe veprat penale janë aty. Mjafton që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës për të cilën janë emëruar dhe që paguhen mjaftueshëm.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply