Pse Gënjeu Eskobar?

Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar bëri një deklaratë të rreme nga Tirana.

Në një intervistë për “Top Story”, Escobar u pyet për përcaktimin ndaj kryetarit të PD, Sali Berisha të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA.

Escobar tha se pozicioni i SHBA-ve nuk do të ndryshojë, duke paralajmëruar se non grata nuk do të hiqet.

“Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë. Pra ajo është e shkuara? Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara”, tha Esobar.

Por si qëndron e vërteta dhe sa i besueshëm është zyrtari i lartë i administratës Biden?

Escobar qëllimisht ose jo, përcjell një qëndrim të rremë.

SHBA numëron disa raste kur figurave të rëndësishme u është hequr statusi i ndalim hyrjes.

Rasti më konkret është kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

I vënë nën akuzë nga SHBA për krime të rënda, ndër to edhe për terrorizëm, ai u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i SHBA, Barack Obama.

Akuzat ndaj Modit, siç edhe është e kuptueshme, nuk kanë qenë të vërtetueshme dhe për pasojë SHBA ka bërë një hap pas.

Ky është tregues i qartë se SHBA di t’i korrigjojë gabimet e veta.

Sakaq, kryetari i PD, Sali Berisha i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken si të pabazuara në prova e fakte, por të mbështetura në shpifje dhe gënjeshtra të kryeministrit Edi Rama dhe lobimit të tij korruptiv me George Soros. Syri.net

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply