Berisha: Çështja penale në SHBA do të thotë qeli e hapur për Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, komentoi në konferencën e sotme edhe intervistën e zyrtarit të DASH, Gabriel Eskobar. Berisha tha se, i ka pëlqyer intervista edhe më shumë se vizita, duke u ndalur te komentet e tij se afera Rama-McGonigal është një çështje e hapur në SHBA. Berisha tha se kjo do të thotë qeli e hapur për Edi Ramën.

“Dje deklarova se më pëlqeu vizita e zotit Eskobar. Sot ju deklaroj se më pëlqeu intervista e zotit Eskobar. Më pëlqeu sepse ajo më faktoi se nuk isha i gabuar kur deklarova se më pëlqeu vizita. Dhe kur ju thashë se kjo vizitë shtroi një detyrë para meje, ekstradimin e Ramës në SHBA.

Unë atë deduksion e bëra nga takimi i paprecedent në 32 vite të karrierës sime politike, takim në të cilin nuk u fol asnjë fjalë e vetme. Ndonëse vizita u deklarua se ishte për zgjedhjet lokale, aty asnjë fjalë për asgjë.

Cila ishte kryefjala e intervistës së tij? Ishte një: e pyetur nga gazetarja për problemin e Ramës me McGonigal, ai u përgjigj se nuk komenton për një çështje penale e hapur.

E di çfarë do të thotë çështje penale e hapur? Do të thotë derë e burgut e hapur. Një derë qelie e hapur për Edi Ramën.

Kjo ishte kryefjala, kjo ishte e vërteta. Ndaj dhe Edi Rama nxinte bashkë me ministreshat e tij me lopatë në dorë pas takimit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply