Ramën e tallnin dhe e fusnin në shatërvan me gjithë rroba, ai qeshte sikur pëlliste!

Nga Edi PALOKA

Kam ndjekur këto dite disa komente e opinione prej të zhgënyerve nga Rama. Pak a shumë thelbi i tyre është se si ka mundësi që ky njeri (Rama) që erdhi në politikë si intelektual modern, artisti që përbuzte injorantët dhe “katunarët” e politikës “së vjetër” dhe që do të bënte ndryshimin, papritur përfundoi një hajdut i rëndomtë që tundet nën ritmin e tallavasë me shpresë se kështu do të bëhet i pëlqyeshëm për “turmen”.

Ajo pikë ku gabojnë këta opinionistë është se në fakt Rama i vërtetë është pikërisht ky dhe ajo (e intelektualit “trendy” që urrente politikanët), ishte në realitet maska e Ramës.

Sigurisht zhgënjimi vjen dhe nga padija, po nuk iu falet atyre që e kanë njohur Ramën dhe përpara…

Rama ka qënë dhe është ai të cilin e hipte Kujtim Gjuzi dikur tek kali i Skënderbeut në qendër të Tiranës.

Ka qenë ai që e fusnin në shatërvan me gjithë rroba e ai qeshte sikur pëlliste.

Me Ramën tallte menderen gjithë “bordura” dhe ata që rrinin me të. Jo shokët, se shokë nuk ka pasur kurrë.

Nuk po merrem pastaj me pjesën se përse familja e tij u detyrua ta mbyllë për ca kohë tek Spitali 5.

Rama, po të mos ishte djali i Kristaqit, do të kishte përfunduar rrugëve të Tiranës si Tit Xhani, Ver Llapa ose Haxhi Plasa (që pushofshin në paqe, se ndryshe nga Rama, nuk iu kanë bërë asnjë të keqe njerëzve), po ndërkohë ne e kemi prej 10 vjetësh, Kryeministër. Prandaj nuk ka pse zhgënjehet kush.

Ky ka qenë dhe është Rama, kryeministri i atyre që e votojnë me apo pa lekë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, t’u tregojmë se në programin e ri të PD, misioni është investimi tek ata

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, është koha të trokasim në shtëpitë e shqiptarëve, …

Leave a Reply