Arjan Hoxha: Kamza ka qenë dhe do mbetet blu! Bashkia do u kthehet qytetarëve

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha deklaroi sot se asgjë nuk e ndal ndryshimin.

“Për mua është nder dhe privilegj që kandidoj për bashkinë e Kamzës nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Pikërisht në këtë stadium nisëm rrugëtimin e shpresës.

Njësoj siç kthyem votën e lirë në PD, ashtu do të kthejmë votën e lirë në të gjithë Shqipërinë. Shumëkush mendonte se kjo garë do e përçante PD-në, por gara vetëm bashkon dhe forcon.

Kurrë Kamza nuk ka qenë më e dhunuar se sot. Ata qëllimisht i varfëruan qytetarët dhe u larguan sepse i shohin si kërcënim të pushtetit të tyre.

Por kësaj qasje kriminale dhe raciste i ka ardhur fundi. Kudo unë shoh dëshirën e madhe për ndryshim.

Rakip Suli sot ka një përgjegjësi të madhe për ofendimin që u ka bërë qytetarëve të Kamzës me politika raciste. Kamza ka qenë dhe do mbetet blu.

Bashkia e Kamzës do u kthehet qytetarëve.

Asgjë nuk na ndal nga ndryshimi, asgjë nuk na ndal nga fitorja,” tha Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj nis luftën kundër Ramës, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re!

Edhe pse Edi Rama pretendon se është “de facto” edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, …

Leave a Reply