Hysni Sharra: Vlorës do t’i kthejmë dinjitetin dhe dinjiteti i saj fillon me Sheshin e Flamurit

Kandidati i opozitës për Vlorën, Hysni Sharra, tha se këtij qyteti do i kthehet dinjiteti pas 14 majit me fitoren e Partisë Demokratike. “Unë jam Hysni Sharra, jam i zgjedhur nga një proces model siç ishte ai i primareve.

Jam i lindur dhe rritur në Vlorë dhe ndryshe nga të deleguarit, i njoh mirë problemet. Ndaj përparësia ime do jetë turizmi dhe infrastruktura.

Furnizimi me ujë do jetë primar. Më vjen turp që përballë qytetarëve të dalim me propozime që do keni ujë të pijshëm.

Vlora për të majtët mbaron te tuneli. Terminali i autobusëve do jetë prioritet i imi.

Në takimet me qytetarët e kupton se varfëria ekstreme është ulur këmbëkryq në një vend të bekuar nga perëndia.

Gjeja e parë që do bëjmë me Vlorën do jetë rikthimi i dinjitetit dhe dinjiteti fillon me Sheshin e Flamurit.

Vlorës do i dalim zot, Shqipërisë do i dalim zot”, tha Sharra.

About Redaksia

Check Also

Banorja në Theth: Rama na tha kthejini djemtë nga emigracioni dhe ndërtoni! M’u thafshin duart për atë votë që dhashë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku një banore nga …

Leave a Reply