Autobuzi falas që u shfaq në “Air Albania”, Këlliçi: Projekti ka sjellë reagime masive nga qytetarët

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh sot në studion e ‘Kafe Shqeto’, te Syri-tv, se projekti i Transportit Publik Falas, është lajtmotivi i fushtës që ka sjellë një reagim masiv të qytetarëve.

Këlliçi, pas simbolikës në hapjen zyrtare, ku u shfaq dy ditë më parë, në Air Albania me një autobuz, tha se ky mjet është shndërruar tanimë deri në ditën e zgjedhjeve, në qendrën rinore lëvizëse.

Kandidati i Opozitës, sqaroi se ky autobus do të jetë në qarkullim në Tiranë, në dispozicion të të rinjve, votuesve për herë të parë, të cilët do të kenë mundësinë që në këtë shëtitje, të mësojnë edhe më shumë për programin e Këlliçit.

Autobuzi është këto ditë në duart e Forumit Rinor të PD, të cilët do të ndërmarrin një sërë aktivitetesh.

Kjo është një risi në fushatë.

 

About Redaksia

Check Also

Ku është LaCivita dhe çfarë po planifikon?

Kjo është pyetje që i është drejtuar Kryetarit të PD, Sali Berisha në konferencën për …

Leave a Reply