Nga Redin HAFIZI
“The essence of America – that which really unites us — is not ethnicity, or nationality or religion – it is an idea — and what an idea it is: That you can come from humble circumstances and do great things. That it doesn’t matter where you came from but where you are going”.
Kete e ka thene nje nder sekretaret e shtetit me te fuqishme ne nje administrate Amerikane, Condoleezza Rice. Pra kujdes kur i referohemi se Amerika tha, apo Amerika beri. Amerika eshte frymezim per kedo qe dashuron lirine dhe kete e perdor per te bere gjera te medha. Fatkeqesisht bota eshte e trazuar dhe ne shumicen e vendeve kjo ide Amerikane mbetet thjesht enderr ne rastin me te mire dhe enderr e pergjakur ne rastin me te keq. Prandaj garancia e kesaj enderre mbetet serish Amerika qe flet shpesh politikisht permes kushtetutes se vet, qe mbrohet me aq vrull nga shumica e Amerikaneve dhe qe sulmohet pa pushim nga nje pakice absolute. Ne kete beteje ka nje parim thelbesor se pakica kerkon vazhdimisht te rrembeje pushtetin e shumices, qe ne te vertete eshte ideja e realizimit te enderrave. Kjo eshte ideja qe, sipas sekretares Rice, Amerika eshte e bashkuar dhe jo kombesia, perkatesia etnike apo feja. Pra kur flet Amerika flet kjo ide e madhe e sanksionuar ne kushtetute ku shperthen qe ne fjaline e pare “We the people”. Komplet e pakonceptueshme per nje ambient si Shqiperia ku qarkullimi i elitave po kerkohet te kthehet ne sistem qeverrisje duke zevendesuar voten dhe te drejten e cdo individi te prosperoje i lire.
Ky eshte revolucioni qe synon opozita sot, pra qytetari te degjohet, pra te zbatohet “We the people” si ne Amerike. Ishte e rendesishme qe kete e shprehen edhe zyrtare te diplomacise Amerikane. Pra dilema qendron tek perqafimi i filozofise. A na duhet nje qytetar i fuqishem qe di cfare t’i kerkoje shtetit, apo investimi duhet hedhur komplet mbi shtetin qe te drejtoje qytetaret? Keto jane vertet zgjedhje lokale ne Shqiperi, por patjeter qe po perfaqesojne filozofi te kunderta, filozofi nxitese, filozofi qe synojne shumicen dhe rrespektojne pakicen.
Tirana eshte simbol i zgjedhjeve dhe ne fakt i lirise qe kjo Bashki fitoi nga politika. Eshte Tirana qe po na shfaq dy filozofi te kunderta dhe e theksoj kete, pasi nuk jane thjesht te ndryshme. Kuptohet se te kundertat perplasen dhe nuk mund te bashkohen.
Tete vjete me pare Veliaj nisi rrugen e tij si kryetar Bashkie ne Tirane dhe te gjithe e dine se ai kurre nuk kishte punuar ne jeten e tij, por u emerua ne ate pozicion nga pushteti qe Soros kishte fituar ne Shqiperi. Me Veliaj Soros vertet mori rolin qe deshiron ne te gjithe boten, pra mjeshteri i kukullave. Pra ka tete vjet qe Tirana nuk qeverriset me orientim qytetarin, por eshte kthyer ne nje makine te madhe propagandistike per kryeministrin e ardhshem. Pra qytetaret e Tiranes po sakrifikohen qe dikush te sakrifikoje komplet Shqiperine e qytetaret e saj per nje eufori dhe fame ne kete axhende te cmendur globaliste. Shqiperia eshte jona dhe do te mbetet e tille. Qe kjo te behet realitet duhet qe te forcohet qytetari votues e jo individi i politikes. Kete synon nje koalicion i fuqishem qe ne Shqiperi po vjen si revolucion dhe qe ne Tirane eshte fokusuar ne xhepin e njeriut te thjeshte. Deri tani jane vetem pese premtimet per Tiranen qe prekin direkt qytetarin.
1-) Transport publik falas.
2-) Reduktim i taksave dhe tarifave.
3-) 500 oaze te gjelberta per Tironcit.
4-) Asnje zone pa cerdhe, kopeshte apo shkolla.
5-) Nenkalimi tek Sheshi Skernderbej qe lehteson trafikun.
Veliaj thjesht tallet dhe ironizon me keto premtime dhe kjo eshte e kuptueshme. Kryetari i Bashkise se Tiranes erdhi ne ate pozicion pa e njohur fare Tiranen. Per filozofine qe ai perfaqeson nuk eshte e domosdoshme te njihesh me problemet e qytetareve, pasi sipas Soros nuk je ne ate pozicion qe te zgjidhesh problemet e qytetareve, por qellimi eshte te perfaqesosh idete elitare te qeverrisjes, pra te jesh komplet kukull. Fatkeqesisht ne kete filozofi kane rene edhe nje grupim i vogel qe pretendojne se perfaqesojne demokratet, por ne fakt kerkojne te bejne sherbesen e radhes ndaj elites dhe pakices imponuese. Kjo nuk ka fare lidhje me qytetarin dhe patjeter kurre nuk ka lidhje me ate qe ne themi shpesh se na mbeshtet, ajo ide fantastike, esenca e lirise, Amerika.
Nuk ka Administrate Amerikane qe te mos mbeshtese vullnetin e qytetarit, kur lideret ne vend duket qe vertet i sherbejne qytetarit. Vetem ne kete menyre i sherbejme vetes, vendit dhe aleatit tone te madh. Ne Amerike dihet qe nuk ka vendime qe mund te miratohen nese shkojne kunder interesave te qytetareve. Nderkohe kuptohet se eshte krenari qe ne Shqiperi te mbeshtesesh filozofine e lirise Amerikane, te taksave te uleta, te shendetesise perfekte, dhe patjeter te nje transporti vizionar qe shpreh liri ne nje shoqeri te pasurish. Ky eshte Belindi per Tiranen qe shpresoj te ndryshoje gjithe Shqiperine. Amerika ne Tirane eshte vetem me ate, nderkohe qe me Veliajn, Tirana eshte thjesht nje Palermo e viteve te Leonardo Sciascia.