Bylykbashi: ODIHR njeh Berishën si kryetar të PD

Deputeti dhe nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi është shprehur  se ODIHR njeh si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën. Në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, Bylykbashi tregon se në takimin e sotëm me shefen e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glove u tregua qartë se kush është Partia Demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

“Ishim në atë takim ku zonja Glover si shefe e misionit takoi kryetarin e Partisë Demokratike zotin Sali Berisha. Unë aty isha në funksionin e nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe ishte zoti Kaso si sekretar për çështjet zgjedhore ashtu siç i njeh edhe raporti i vlerësimit të nevojave  që nxorri ODIHR para zgjedhjeve duke njohur ekzakt kush është Partia Demokratike dhe kush janë figurat drejtuese të saj.

Ne sot pamë sesi prevalojnë në gjykim kaq të rëndësishëm të drejtat dhe jo më pas memo apo kabllograma që çfarëdo rëndësie kanë”, u shpreh Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply