Reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Vlorë, z.Atird Hoxha
Administrata para dhe kandidati socialist mbrapa.
E gjithë administrata dhe shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës janë vënë në shërbim të kandidatit të vetëshpallur kryetar bashkie, të Partisë Socialiste.
Hapur, në mes të ditës, flagrante dhe në shkelje të plotë të nenit 91 te Ligjit Nr.10019 “Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”.
Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore
1. Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të
vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje
burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër
ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo
organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.
2. Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të
parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me
përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i
administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi
i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor
parauniversitar në fushatë zgjedhore. Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet
gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë
pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si
dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim.
3. Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi,
lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike….
Ndërkohë, një armatë e tërë punonjësish me uniforma të shërbimeve publike të Bashkisë së Vlorës, shefja e tyre duke drejtuar punimet janë tërësisht në funksion të takimit elektoral të kandidatit të majtë në këtë rrugë në orën 17.00, ku pritet të mbjellë disa pemë.
Kjo nuk është hera e parë që administrata publike merr pjesë në takime, vihet në funksion të fushatës elektorale, përdoret dhe nëpërkëmbur vetëm me një funksion, atë elektoral.
Ftojmë organet kompetente të marrin masa për rastin konkret dhe ju rikujtojmë se një strukturë e posaçme po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rasteve si dhe depozitimin e kallëzimeve përkatëse në prokurori.
Nuk mund të hapen gropat me taksat e vlonjatlve, për të mbjellë pemë kandidati socialist dhe “pemët” që e shoqërojnë, vetëm e vetëm për disa foto në facebokk.