Mandati i arrestimit kundër Putinit, ligjshmëri dhe diplomaci

Urdhëri i arrestimit i spikatur i 17 marsit nga Tribunali Penal Ndërkombëtar (ICC) kundër presidentit rus, edhe pse ka shanse të pakta që të ekzekutohet, është një sinjal i rëndësishëm të cilin duhet ta mbajnë parasysh se në perëndim dhe në “botën e tretë” tentojnë ta vendosin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelensky në të njëjtin plan, duke i konsideruar si “dy konkurrentë”. Ama nuk është një zhvillim të cilit i duhet gëzuar: faktikisht e thellon më tej hendekun midis Rusisë (me aleatët e saj) dhe atij që zakonisht që quhet “komuniteti ndërkombëtar”, që mund të shkaktojë fraktura edhe në gjirin e NATO e Bashkimit Europian: Hungaria e ka deklaruar tashmë se nuk ka ndërmend ta ndjekë këtë urdhër – megjithëse duke qenë anëtare e Tribunalit, ashtu si pjesa tjetër e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. Nëse vendet e shumta ekstraeuropiane midis atyre që përballë konfliktit kanë marrë një pozicion bashkëlargësie do ta ndjekin këtë shembull, do të dalë e shkërmoqur besueshmëria e Tribunalit.

Masa të cilës i referohet vetëm njëri prej krimeve të luftës të kryera nën përgjegjësinë e Putinit të cilin Haga po e heton: deportimi i fëmijëve nga zonat e pushtuara. Është një akt i detyruar, nga momenti që autoritetet ukrainase kanë mbledhur dhe ia kanë dorëzuar Tribunalit të Hagës një dokumentim të gjerë lidhur me çështjen. Mund të jetë ndjekur nga të tjerë, për bombat mbi spitale dhe shkolla, vrasjen e civilëve dhe të të burgosurve, torturat, etj. Për faktin më të rëndë, nga e cila buron gjithçka tjetër – agresionin ushtarak – Tribunali Penal Ndërkombëtar nuk ka kompetencë, duke qenë se Rusia dhe Ukraina nuk e kanë ratifikuar traktatin krijues të tij (siç edhe Shtetet e Bashkuara). Shqiptimi i Hagës nuk do ta sulmojë mbështetjen e mazhorancës së popullsisë ruse (70% – 80% sipas sondazheve) ndaj presidentit të saj. Përkundrazi, do të shikohet nga shumë së një konfirmim i nënshtrimit të institucioneve ndërkombëtare me seli në kryqytete perëndimore ndaj hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara. Propaganda e Kremlinit ka lojë të mirë në paraqitjen e deportimit të fëmijëve si një operacion humanitar, pasi do të bëhej fjalë për banorë të jetimoreve të dëmtuara, për jetimë lufte, për të vegjël të evakuuar nga zonat e luftimeve apo të emigruar vullnetarisht, me familjet, për t’i shpëtuar një regjimi krenarisht nacionalist (bile “nazist”).

Kështu që do të jetë e rëndësishme që Tribunali Penal Ndërkombëtar t’i botojë të dhënat, duke i spastruar nga këtë kategori dhe të bëjë llogaritjen e rasteve të deportimit në kuptimin e vërtetë të fjalës, të largimit nga familjet, të caktimit për adoptim të çifteve ruse duke injoruar kërkesat e kthimit të paraqitura nga prindërit apo të afërm. Një proces, me auditimin e dëshmitarëve të shumtë, do të nxirrte në dritë shtrirjen e këtij fenomeni. Fatkeqësisht është një proces që nuk do të bëhet, pasi rregullat e fiksuara në vitin 1998 nga Statuti i Romës, që krijon gjykatën, nuk e lejojnë Tribunalin Penal Ndërkombëtar të procedojë në mungesë. Që Putini të burgoset dhe, për pasojë, të procesohet do të nevojitej që ta sfidonte udhërin e arrestimit duke shkuar në një prej vendeve respektuese të autoritetit të Tribunalit Penal Ndërkombëtar ose të shkarkohet nga një kolaicion opozitarësh dhe të ekstradohet. Dy skenarë tejet hipotetikë. Për të dytin ekziston një precedent, ai i ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i dorëzuar Hagës nga vetë qeveria serbe e Zoran Xhinxhiçit në vijim të një ultimatumi të Uashingtonit. E dijmë dhe Putini e di sesi ka shkuar: Millosheviçi kishte shpërthyer një luftë kundër Kroacisë dhe nxitur një luftë civile në Bosnje; pastaj kishte kontribuar në mënyrë vendimtare në suksesin e negociatave të Dayton; nuk priteshin 70 ditët e bombardimeve NATO e vitit 1999 dhe shkëputja e provincës rebele të Kosovës (në shkelje të një rezolute të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të OKB), dhe aq më pak inkriminimi dhe burgu. Në atë burg ndërkombëtar vdiq pastaj në vitin 2006, për të cilin procesi, që ka zgjatur 4 vite, nuk ka përfunduar kurrë me një vendim. Prandaj befason sa është deklaruar lidhur me këtë temë nga kush e njeh më mirë se kushdo tjetër atë ngjarje, Prokurorja e Përgjithshme e Tribunalit Penal për ish Jugosllavinë (ICTY), Carla del Ponte, në një intervistë për të përditshmen “La Repubblica”: “Millosheviçi ka aderuar në traktativat e paqes kur ka filluar hetimi penal kundrejt tij. Tani është për t’u shpresuar se Putini mund ta shikojë me interes më të madh një perspektivë armëpushimi”.

Më logjike dukej të trajtohej ndodhia e Millosheviçit konkluzioni për të aderuar apo bashkëpunuar në një negociatë paqeje nuk e shpëton nga burgosja dhe procesimi. Kështu që nuk shikohet se çfarë stimuluesi mund të përdoret në rastin e Putinit nga urdhëri i arrestimit. Pa llogaritur që ky akt formal e përjashton praninë e tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij të goditeshin nga një masaë e ngjashme ndaj negociatave hipotetike. Veç në mos zhvillohen – gjë pak e mundur – në një vend mik të Rusisë dhe të huaj nga bashkëpunimi me Tribunalin Penal Ndërkombëtar. Nëse dhe kur do të vihet në një traktativë, vështirë se Kievi (përveçse në rastin e një humbjeje të plotë) do të heqë dorë nga vendosja në tavolinë e çështjes së krimeve të luftës. Krejtësisht e llogaritur është se Rusia (përveç një rënieje të regjimit aktual) do t’i kundërvihej fuqimisht qysh nga faza paranegociuese, të cilëve u konkordohet “axhenda”, domethënë zgjedhja e temave për t’u diskutuar apo përjashtuar. Faktikisht, midis çështjeve humanitare, do të ishte e arësyeshme të futej në axhendë ajo e riatdhesimit të të deportuarve apo më mirë e mekanizmave për të sqaruar vullnetin e të interesuarve (jo vetëm e minorenëve) për t’u kthyer dhe për të furnizuar asistencë për rifutjen në shoqëri. Është e qartë sesa më shumë kalon koha, aq më problematike do të jetë të prishen lidhjet afektive të miqësisë që do të krijohen në shumë raste. Në thelb, teknikisht vendimi i Tribunalit Penal Ndërkombëtar ndjek një logjikë ligjore/gjyqësore lineare, por në planin politik të përgjithshëm nuk do ta mund ta lehtësonte punën e diplomacisë ndërkombëtare.

(nga Aspen Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Promovohet në Vlorë libri “Narkodiktatura Shqiptare në Oborrin e Europës”

Ditën e djeshme, datë 22.12.2024, në ambientet e Muzeut Kosova në Vlorë, Instituti i Studimeve …

Leave a Reply