Berisha: Nuk ka shtet të zhvilluar pa fshat të zhvilluar, Rama ka vendosur sistem fiskal armiqësor ndaj fermerëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e primareve për bashkinë e Patosit, Sofije Alushaj. Berisha është shprehur se ne jemi parti e mbështetjes së plotë të fermerëve.

“Më 14 maj ju votoni qytetarin e parë, Sofinë, dhe ju garantoj që ndryshimet do të jenë shumë të mëdha. Ne jemi parti e mbështetjes së plotë të fermerëve. Ju jeni vetë dëshmitarë se në vitet kur qeverisëm investime të pamohueshme u bënë Shqipërinë rurale dhe në fshatrat e vendit.

Mbi 45 mijë fermerë u subvencionuan në një nga komunat, në mos gabohem në Kurjan. Kryetari i komunës së asaj kohë më tha: Z. Berisha, kemi mbjellë ullinj, tani nuk kemi ku të mbjellim më asnjë rrënjë. E gjithë zona është mbjellë. Po ato ishin hapat e para, sepse infrastruktura rurale kërkonte investime të mëdha. Sado që kur flitet për rrugët, ju ju shkon në mend rruga e Kombit, apo autostradat apo të gjitha. Po ju them unë ju, edhe 30, 40% më shumë kanë kushtuar 8300 km rrugë rurale të fshatrave. Nuk u përfunduan, duheshin edhe 3000 km të tjera për t’i përfunduar. Po 3.2 miliardë euro i investuam në Shqipërinë rurale. Dhe do të investojmë prapë e prap.

Për ne nuk ka shtet të zhvilluar pa fshat të zhvilluar. Jo!

I garantoj fermerët e Patosit se PD, menjëherë në pushtet do të 6 fishojë subvencionet për çdo prodhim, sipërfaqe, çdo shitje, çdo përpunim, dhe kjo nuk është gjë. Kjo është vetëm mesatarja e subvencionimeve në rajon. Vetëm mesatarja e subvencionimeve në rajon.

Po ky ka vendosur sistem fiskal armiqësor ndaj fermerëve. Zero tvsh në blerje dhe shitje. Të gjithë përpunuesit nuk kanë leverdi t’ua blejnë prodhimet fermerëve tanë. Kanë leverdinë të blejnë nga importi. Po nuk ka më antishqiptare se kjo”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Korreshi: Gazeta e Meros ngatërron qëllimisht opinionin publik për të justifikuar vdekjen e dy qytetarëve të pafajshëm

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas lajmeve të rreme që ka publikuar mediat …

Leave a Reply