Skandali në Bashkinë e Prrenjasit, firma çan asfaltin për llogari të ujësjellësit

Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Prrenjas, Suzana Topi denoncoi skandalin e dëmtimit të një aksi rrugor nga rrjeti i ujësjellësit në këtë bashki.

Suzana Topi thotë për SyriTv se, kontrata që ujësjellësi kishte me firmën zbatuese të projektit, parashikonte që rruga të rikthehej në gjendjen e mëparshme, por sipas saj, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ajo shprehet se në të gjithë qytetin e Prrenjasit, shumë rrugë janë lënë në gjendje të dëmtuar pas punimeve që janë kryer nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa bashkia e këtij qyteti nuk jep asnjë përgjigje se ku do të gjenden paratë për rikonstruksionin e këtyre rrugëve, detyrë të cilën e kanë pasur firmat që kanë kryer punimet e rrjetit ujësjellës.

Bëhet fjalë për një nga rrugët e qytetit, e cila pasi është dëmtuar për shtrimin e tubave të ujit, nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme.

About Redaksia

Check Also

Krahasojeni me Shqipërinë/ Orban, “autoritari” që garantoi zgjedhje të lira dhe pranoi humbjen nga vota

Krahasojeni liderin “autoritar” të Humbgarisë Orban me Shqipërinë dhe Ramën. “Autoritar”i Orban nuk e preku …

Leave a Reply