Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Prrenjas, Suzana Topi denoncoi skandalin e dëmtimit të një aksi rrugor nga rrjeti i ujësjellësit në këtë bashki.
Suzana Topi thotë për SyriTv se, kontrata që ujësjellësi kishte me firmën zbatuese të projektit, parashikonte që rruga të rikthehej në gjendjen e mëparshme, por sipas saj, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Ajo shprehet se në të gjithë qytetin e Prrenjasit, shumë rrugë janë lënë në gjendje të dëmtuar pas punimeve që janë kryer nga rrjeti i ujësjellësit, ndërsa bashkia e këtij qyteti nuk jep asnjë përgjigje se ku do të gjenden paratë për rikonstruksionin e këtyre rrugëve, detyrë të cilën e kanë pasur firmat që kanë kryer punimet e rrjetit ujësjellës.
Bëhet fjalë për një nga rrugët e qytetit, e cila pasi është dëmtuar për shtrimin e tubave të ujit, nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme.