Belind Këlliçi publikon faktet e transportit falas në botë

Me votën e 14 majit, transporti publik në Tiranë mund të behet falas, si në qindra qytete në botë. Shihni ndryshimin që sjell. 👐🏻

#BelindKëlliçi 🫶🏻 #BashkëFitojmë

Transporti publik falas do të ishte një zgjidhje për Tiranën. Imagjinoni të mos ketë më pagesa për bileta, radha për abone, shpenzime për karburantin apo parkimin, rrugë të zhbllokuara nga trafiku dhe më pak ndotje prej tymit e zhurmave të makinave.

E kuptojmë që mund të jeni skeptik?

Por e vërteta është se ka shumë shembuj të suksesshëm të qyteteve që përdorin paratë e taksapaguesve për të ofruar transportin publik falas, plotësisht ose pjesërisht.

Kryeqyteti i parë që ka vendosur transportin plotësisht falas është Talini në Estoni, ndërsa Kuala Lampuri në Malajzi e ka falas pjesërisht.

Ka raste si Kansas City në Amerikë ku i gjithë sistemi është falas për të gjithë, dhe ka raste kur është pjesërisht, si Melbourne në Australi.

Qytetet që ofrojnë transport tërësish falas mund jenë të vogla si Templin në Gjermani me 16 mijë banorë ose të mëdha, si Chengdu në Kinë me 16 milionë banorë.

Ndërsa Luksemburgu dhe Malta e çuan nismën e transportit tërësisht falas në një nivel tjetër, duke e aplikuar për të gjithë territorin shtetëror.

Gjithmonë e më shumë qytete po e aplikojnë këtë politikë të sukseshme të transporti publik falas.

Duke filluar nga 1 janari i këtij viti transporti publik u bë i gjithi falas për qytetarët e Palma de Mallorca në Spanjë ndërsa për qytetarët Montpellier në Francë një vendim I ngjashëm do të hyjë në fuqi nga 21 dhjetori 2023.

Me votën e 14 majit, edhe Tirana mund t’I bashkohet kësaj liste të gjatë transporti urban falas.

Ky vendim është në duart tuaja.

About Redaksia

Check Also

Ai që bleu Lulin nuk e ka për gjë të blejë edhe një “Lule” në Vlorë

Atird Hoxhës: I braktisur edhe nga të tijtë, pasi mbushi listën e Vlorës me kandidatë …

Leave a Reply