Berisha: Hapën trarët e doganave për kontrabandistët dhe prodhimet e Devollit mbeten në fushë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, hapën trarët e doganave për kontrabandistët dhe prodhimet e Devollit mbeten në fushë. Berisha tha se, është koha të ulemi me çdo socialist të diskutojmë çfarë ndodhi këto 8 vite, pse po ikin, pse nga viti 2007-2014, njerëzit po shtoheshin në Devoll dhe në Shqipëri.
“Po pse ikin devollinjtë? Sepse përdoret politika armiqësore ndaj fermerëve të Devollit. Sepse ata kanë një sistem fiskal kundër tyre, në blerje zero TVSH, në shitje 20%. Sepse ata kanë një subvencionim, 6 herë më të ulët se Kosova, 8 herë më të ulët se Maqedonia.
Sepse hapën kufijtë, hapën trarët e doganave për kontrabandistët dhe mbeten mollët, mbeten prodhimet e Devollit në fushë, priten pemët, sepse kjo qeveri, këta qeveritarë nuk kanë asnjë interes tjetër, përveç pasurimit të tyre.
Të dashur devollinjë!
Është koha të ulemi me çdo socialist të diskutojmë çfarë ndodhi këto 8 vite, pse po ikin, pse nga viti 2007-2014, njerëzit po shtoheshin në Devoll dhe në Shqipëri. Pse tani kanë ikur 35%. Sepse rrogat ranë në mënyrë të tmerrshme, sepse nga vjet gjer sivjet, për shkak të bordeve komuniste të çmimeve, çdo qytetar shqiptar ka shpenzuar më shumë për ushqimet dhe naftën, 430 mijë lekë. Ka shpenzuar më shumë, dy pensione, pensionisti, ka shpenzuar më shumë një rrogë, rrogëtar. Nuk po them në 8 vite, por në dy vite. Dhe tani çfarë bën Edi Rama?
I demaskuar tani thotë, do të rrisim rrogat dhe deklaron se ja bëra rrogën 4 milionë e 600 mijë presidentit. Më thoni o pensionistë të Devollit dhe të Shqipërisë, çfarë ju hyn ju në punë rroga e presidentit. Ç’punë keni ju me rrogën e presidentit të Republikës? Ai tallet me ju. Nxjerr tre punonjës të kryeministrisë dhe thotë se Rezartit ja rrita rrogën 2.6 milionë, Dritës ja rrita rrogën, kaq e aq.
Juve ju duhen rrogat tuaja, mësuesit i duhet rroga e tij, mjekut i duhet e vet, infermieres rroga e vete, fermerit pensioni, subvencioni”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Roskovecit tender 50 ditë para zgjedhjeve, shtron rrugët me asfalt elektoral

Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, …

Leave a Reply