Vrasja/ Deklarata e fortë e gazetares: Nikulaj u konfliktua fizikisht me Pjerin Ndreun para një jave

Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në ‘MCN Live” se biznesmeni dhe politikani i ekzekutuar,. Ardian Nikulaj ka pasur një konflikt fizik me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, një javë para se të vritej.

“Kemi të bëjmë me një biznesmen dhe njëkohësisht një politikan. Do doja të rendisja disa gjëra që tregojnë për të shkuarën e Ardian Nikulajt. Ardiani ka pasur një emër tjetër në të shkuarën, është njohur si Mark Nikulaj. Pas problemeve që ka pasur, ai ka ndryshuar identitet duke pasur një emër të dytë”.

“Para një javë mësohet ai ka pasur një konflikt edhe fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Janë informacione të shkruara në dosje, në raportimet e policisë dhe në mbledhjen e informacioneve.

Ka pasur se para një javë ai ka pasur një konflikt fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Madje prezenca e kryetarit të bashkisë, duket sikur kryetari i bashkisë ka dashur të mohojë çdo fakt.

Sigurisht kjo nuk është një arsye, por ekziston një raport, i cili tregon që Nikulaj ka pasur konflikte të herëpashershme”, tha ajo.

“Ai ka pasur një konflikt deri në fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Është një argument që për policinë që mund të çojë në informacione të tjera”, shtoi gazetarja.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply