Berisha: Yuri Kim u ka kërkuar prokurorëve të SKAP arrestimin tim!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi këtë të premte se “Zonë e Lirë” se ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij.

“Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha këtë të Premte në një emisionin televiziv.

Më tej, ai shtoi se gjatë ushtrimit të detyrave që ka pasur, ka zbatuar gjithnjë ligjin.

Prokurorinë e Posaçme e quajti të kapur nga Rama. “Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati tha se, ndryshe nga ai, kryeministri Edi Rama është i përfshirë në afera të shumta korruptive.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …

Leave a Reply