Berisha: Vota më 14 maj është votë për shpresë, është votë për të ardhmen!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, më 14 maj vendosim për qytetar të parë, në fakt vendosim për shumë më tepër. Berisha th ase, vendosim për fatin e Sarandës, fatin e Konispolit, fatin e Shqipërisë.

“Ne vijmë sot në këtë ngjarje shumë të madhe dhe me 14 maj, vendosim për qytetar të parë, në fakt vendosim për shumë më tepër. Vendosim për fatin e Sarandës, fatin e Konispolit, fatin e Shqipërisë. Miqtë e mi! Pavarësisht resurseve të jashtëzakonshme që ka Saranda, që ka Konispoli, vitalitetit të burrave, grave, të rinjve të kësaj zone, përsëri sot Saranda është një tokë që braktiset. Përsëri Konispoli është një vend që braktiset. Berati është i shënuar një nga 50 vendet më mahnitëse të globit si qytet, përsëri Berati braktiset, braktiset nga banorët e tij. Dhe kështu braktiset Shqipëria.

E kështu erdhëm ne në 8 vite të kësaj qeverie të humbasim 1/3 e popullatës, të humbasim më shumë se Ukraina nga agresioni rus. Edhe ata kanë ikur në zona të tjera, edhe këta vëllezërit, motrat tona ikin dhe shkojnë refugjatë në vende të tjera.

Shumica dërrmuese, 80% e këtyre që kanë ikur janë të rinj, nën 30 vjeç. A mund ta imagjinojmë pak për një moment se çfarë ka ndodhur me neve; kemi humbur më shumë se një gjeneratë dhe në rast se ecim kështu, si symbyllas, në rast se ecim kështu me indiferencë apo të mashtruar ju garantoj se pas 8 vitesh, ata 1 milionë shqiptarë më së paku do të marrin mbrapa edhe 1 milionë tjetër, çfarë do të mbesë këtu?

Nuk dua ta besoj dhe i sigurtë që nuk do të ndodhë, por një analist britanik thoshte se aty do të mbeten, vetëm trafikantë, qeveritarë dhe oligarkë të tyre. Pra është një moment kritik që kërkon një përgjegjësi të madhe nga ne. Kërkon, me 14 maj, të votojmë ndryshimin, vota jonë për ndryshimin, është votë për shpresë, është votë për të ardhmen”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protestat e fermerëve/ Nallbati me ironi: Qeveria është te hashashi, ju merreni me qepë e domate

Deputeti demokrat Bledjon Nallbati nuk i ka kursyer ironitë nga foltorja e Kuvendit duke shigjetuar …

Leave a Reply