Berisha: Rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora e kësaj të ardhme

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, theksoi në aktivitetin “Akademia e Lidershipit për vajza”, organizuar nga FRPD, se ‘rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora e kësaj të ardhme’.

“E dyta që desha të them nga eksperienca ime. Pedagog. Konstatoja se në 7 studentë të shkëlqyer, 6 ishin vajza. Mos e dhe më shumë. Konstatoja se në 7-8 diploma që drejtoja, 80-90 % e më të mirave ishin të vajzave. E prap në atë kohë, në vitet ’70, përsëri ndjehej muri i patriarkisë. Në psikologjinë e përgjithshme ndjehej se ekzistonte një diferencë mes djemve dhe vajzave.

Por ka rreth 15 viteve të fundit, që testi i intelektit, del qartësisht epror tek vajzat. Ky test përsëritet çdo 5 vite, e të paktën 3 herë me radhë dhe tani nuk e komenton kush, se intelekti është më i madh tek vajzat se sa tek djemtë.

E mbyll këtë duke thënë se në rast se rinia është e ardhmja e një shoqërie dhe një kombi, vajzat janë kurora e kësaj të ardhme.

Ndaj dhe përbën një rëndësi të jashtëzakonshme që përkushtimi i tyre për vendin, Shqipërinë të vlerësohet në shkallë maksimale. Në mendjen e tyre, por edhe në inteligjencën e tyre emocionale e cila konvertohet në imagjinatë, intuitë dhe shumë gjëra të tjera të dobishme, qëndrojnë potenciale të mëdha, si për individin ashtu dhe për familjen dhe shoqërinë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Veliaj, 300 mijë euro kapar avokatëve amerikanë, Departamenti i Shtetit jep detajet…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore …

Leave a Reply