Bohdan Hmelnickij: Një baba kombi shumë i përkëdhelur

Në sytë e ukrainasve Bohdan Hmelnickij është themeluesi i vendit të tyre. Kurse për Moskën në fakt do të ishte heroi i bashkimit të perandorisë nën egjidën ruse.

Në sheshin Shën Sofia të Kievit ngrihet një monument i famshëm: statuja me kalë e atamanit apo e hetmanit (titulll i atribuar kreut të kozakëve, që zhvillonte funksione politike dhe ushtarake) Bohdan Hmelnickijt (1595 – 1657). Statuja e atamanit kozak qëndrën në kryeqytetin e Ukrainës së “kalorësit prej Bronzi” –  statuja e Pjetrit të Madh (1672 – 1725) – qëmdron në Shën Petërsburg: njëherazi emblemë e qytetit dhe simbol kombëtar. Monumenti i Hmelnickijt, vepër e shkrimtarit rus Mikhail Mikéshin (1835 – 1896), e inauguruar në 1888 nën regjimin carist, mbante në kohën e tij mbishkrimin “Për Bohdan Hmelnickijn. Rusia, një dhe e pandarë”. Megjithatë, rusë dhe ukrainas nuk e shikonin personazhin me të njëjtën logjikë: për njërën palë, atamani përfaqëson heroin kombëtar ukrainas, pararendësin e pavarësisë së kombit; për palën tjetër është një hero kombëtar rus, aktor i bashkimit të tokave ruse nën skeptrin e carit të Rusisë.

Hmelnickij lindi rreth vitit 1595 në një familje të fisnikërisë së ulët ortodokse të Ukrainës perëndimore. Babai i tij, oficer në ushtrinë e kozakëve zaporozhas (apo të Niprove), u vra nga tatarët apo tartarët gjatë vitit 1620. Bohdan studion në Kiev, pra në Kolegjin e Jezuitëve të Jaroslavit dhe të Lvivit (Leopolit). I hyrë në ushtrinë kozake, nën pagesën e mbretit të Polonisë, ai merr pjesë në fushatë, gjatë së cilës babai i tij mbeti i vrarë. I kapur rob, ai mbetet në burg për 2 vjet pranë tartarëve, ku mëson të flasë gjuhën e tyre, si edhe turqishten. Pa shpëtuar nga të afërmit e tij, me rikthimin e tij, Bohdan hyn në ushtrinë kozake zaporozhase dhe merr pjesë në fushatat e saj ushtarake kundër qyteteve bregdetare osmane dhe, më pas, në fushatat e kryera nga Polonia kundër Moskovisë dhe Perandorisë Turke.

Fati i tij pëson një kthesë në vitin 1648 kur një fqinj, fisnik polak katolik, duke përfituar nga mungesa e tij, fut në dorë dominimin e tij, duke i sekuestruar të shoqen dhe duke i vrarë të birin 10 vjeçar. Një episod tragjik dhe shembullor i tensioneve etnike, sociale dhe fetare që përshkojnë Ukrainën në regjimin e Republikës së Dy Kombeve (Mbretërisë së Polonisë dhe Dukatit të Madh të Lituanisë). Duke mos arritur të sigurojë drejtësi nga autoritetet, Bohdan shkon në ekzil me një grup besnikësh në territorin e zaporozhasve.

Nga ai moment fillon një rebelim i hapur: njerëzit e tij sulmojnë dhe shpartallojnë garnizonin e ushtrisë mbretërore që stacionohet në rajonin Sitch (kështjellë, asambëe dhe më pas kryeqytet informal i kozakëve të Nipros) dhe i shtojnë kauzës së tyre kozakët e rajonit. I zgjedhur ataman i ushtrisë kozakëve të Zaporozhias më 24 janar të vitit 1648, Hmelnickij shtrëngon një aleancë me khanin tartar të Krimesë. Midis 21 prillit dhe 16 majit 1648, të forcuar nga kalorës tartarë, kozakët shkatërrojnë ushtrinë mbretërore polake në betejën e Ujërave të Verdhë (në Jovti apo Zhovti Vody në afërsitë e Nipros apo Dnieprit, jo larg nga Çerkasia).

Pasojnë suksese të tjera. Trupat polake munden dhe ushtria e Hmelnickijt zmadhohet, ndërsa jehona e dy gjesteve të tij shkakton një rebelim të përgjithshëm. Në muajin shkurt, atamani i madh i Kurorës polake, Nikolas apo Mikolaj Potoçki (1595 – 1651), shpallet mbret i Polonisë që “nuk ekziston as qytete, as fshatra ku në tingëllojnë apelet e rebelimit dhe ku jeta e pronësitë e zotërinjve dhe e menaxhuesve të fondeve bujqësore nuk janë të kërcënuar”. Kudo fshatarët u bashkohen kozakëve apo masakrojnë zotërinjtë polakë e hebrenjtë që marrin privatisht të ardhurat e qirave të tokës.

Masakra të përgjakshme (pogrome)

Disa dhjetëramijëra hebrenj vdiqën gjatë masakrave: “Ne kristianët – shkruan për atë kohë një klerik ukrainas – duhet të përmbysim dhe t’u vëmë flakën vendeve tona të kultit hebraik gjatë të cilave ju mallkonit kundër Zotit: ne duhet t’i sekuestrojmë sinagogat tona dhe t’i transformojmë në kisha; ne duhet t’ju përzëmë nga qytetet dhe nga shtetet tona, pasi armiq të Zotit dhe të kristianëve; t’ju kalojmë në tehun e shpatës, për t’ju zhdukur me çdo mënyrë”.

Në tetorin e 1648 atamani rrethon Lvivin (Leopolin), qytet kryesor në Ukrainën perëndimore. Pushtohet kështjella dhe qyteti është i detyruar të paguajë një dëmshpërblim. Më 17 dhjetor Hmelnickij bën hyrjen e tij në Kiev, që e pret si triumfues. Megjithëse duke ia njohur formalisht sovranitetin mbretit të Polonisë, ai vepron tashmë si perandor de facto i Ukrainës ortodokse. Ai negocion një autonomi të gjerë të vendit, në kuadër të Republikës së Dy Kombeve, por mban probleme të ndryshme në “zjarr”: njëherazi ai u ofron shërbimet e tij Sulltanit otoman dhe Carit të Moskës. Vitet që pasojnë alternimin e luftërave të hapura dhe periudhave të negociuara me Poloninë. Negociatat ngecin në numrin e efektivave për t’u mbajtur në shërbim të ushtrisë kozake dhe mbi çështjen fetare – polakët refuzojnë hyrjen në Dietë e Mitropolitit ortodoks së Kievit.

Fatkeqësive të luftës i shtohen ajo e zisë së bukës dhe e murtajës. Tartarët e Krimesë i shtojnë plaçkitjet e tyre pavarësisht aleancës së tyre rrethanore me zaporozhasit. Ndodh që edhe hebrenj e polakë të rënë në duart e kozakëve u shiten tartarëve dhe përfundojnë në tregun e skellvërve të Kostandinopojës. Në të kundërt, trupat polake plaçkisin dhe djegin fshatrat e konsideruara rebele. Rajone të tëra shpopullohen nga banorët e tyre. Në Poloninë e vërtetë, mbreti Gjoni i II Kazimir Vaza (1609 – 1672) rezulton i dobësuar nga opozita në rritje e manjatëve dhe e Dietës.

Në Moskë, cari Aleksei Mikhajloviç (1629 – 1676), sovrani i dytë i dinastisë Romanov, heziton që t’u përgjigjet pozitivisht ofertave të Hmelnickijt: kozakët zaporozhas konsiderohen prej shumë kohësh si lituanë apo polakë sesa si “vëllezër rusë”, aleanca e tyre me tartarët e Krimesë, armiq të lindur të Moskës, i bën edhe më të dyshimtë, të njohur për mosdisiplinën e tyre, ata do të bëheshin nënshtetas të vështirë për sytë e shtetit super të centralizuar dhe autoritar moskovit. Njohja si nënshtetas do të implikonte veç të tjerash hyrjen në luftë të hapur me Poloninë. Do të jetë vetëm pas bisedimesh të gjata që car Aleksei merr vendimet e tij: në tetorin e vitit 1653 ai mbledh Zemski Sobor (Kongresin e Trojeve Ruse që përmbledh fisnikërinë, kleri dhe borgjezinë), që i jep miratimin e tij kalimit të kozakëve nën autoritetin e carit.

Më 8 janarin e 1654 asambleja e ushtrisë kozake zaporozhas, Rada, e mbledhur në Pereiaslav, 75 kilometra në juglindje të Kievit, e dëgjon atamanin që avancon një pyetje krejtësisht retorike: “Është më mirë të jesh nënshtetas i khanit tartar të Krimes, i sulltanit osman të Konstandinopojës, i mbretit të Polonisë apo i carit të Moskës?“. Dy të parët janë basurmans (myslimanë), pra armiq të betuar, pavarësisht aleancës (apo më mirë armëpushimit) të përkohshëm me tartarët. I treti u ka munguar detyrimeve të tij prej sovrani. Prandaj asambleja miraton propozimin e Hmelnickijt për t’u vendosur “nën dorën e lartë” të carit ortodoks të Lindjes. Argumenti i identitetit fetar ka luajtur me të gjithë peshën e tij në çështje. Në këtë pikë, atamani i bën betimin e besnikërisë “Madhërisë së Tij carit të të gjitha Rusive dhe pasuesve të tij”, përballë ambasadorëve moskovitë.

Lindja e Rusisë së Vogël

Në momentin e betimit, Hmelnickij u kërkon paraprakisht ambasadorëve të betohen në emër të carit. Kreu i delegacionit refuzon, pasi një sovran autokrat nuk e bën betimin e tij kundrejt një nënshtetasi të tij dhe kështu do të jenë vetëm Hmelnickij dhe anëtarët e asamblesë së Radës për t’u betuar. Në përfundim të ceremonisë së besnikërisë, ambasadorët i dorëzojnë atamanit një letër të carit, një stemë, disa armë dhe një shapkë, vulë e autoritetit që i delegohet nga sovrani. Por keqkuptimi ka filluar menjëherë: për Hmelinickijn dhe zaporozhasit, kalimi i tyre nën shërbimin e carit të Moskës përfaqëson vetëm një akt konktraktual, që i impenjon në mënyrë të barabartë të dyja palët; në të kundërt, moskovitët bëhet fjalë për një impenjim të pakushtëzuar. Autonomia e siguruar nga zaporozhasit, në vijim të kësaj asambleje rezulton për njërën palë një “traktat”, ndërsa për të tjerët një lëshim i thjeshtë privilegjesh të revokueshme.

Pak kohë më pas, cari Aleksei ndryshon titullin e tij: ai nuk është më “Cari i të gjitha Rusive (Rusisë së Madhe, Rusisë së bardhë dhe i Rusisë së Vogël)”, por “Cari i të gjithë Rusisë, të madhes dhe të voglës”; Kievi i shtohet listës së qyteteve i të cilave ai është “Princ i Madh”. Zyrtarisht Ukraina bëhet “Rusia e Vogël”: ndryshimi i fjalorit nuk është i parëndësishëm apo thjesht i “pafajshëm”. Termi Ukrainë, përcakton një rajon kufitar (i nënkuptuar në atë kohë nga mbretëria e Polonisë). Shprehja “Rusi e Vogël” e përdorur tashmë më parë, sidomos nga kleri ortodoks, e vë theksin mbi marrëdhënien me trojet e tjera ruse, si të thuash ortodokse dhe sidomos me Rusinë e Madhe, Rusinë e bardhë (Bjellorusinë) dhe Rusinë e Vogël (Ukrainën). Shumë përpara Pjetrit të Madh, Moskovia fillon të konsiderohet si një perandori, vokacioni i së cilës është që mbledhë në të njëjtin skeptër të gjithë popujt ortodoksë. Simultanisht, ky ekspansion kontribuon në transformimin e kulturës ruse: kleri ukrainas mblidhet në Moskë dhe aty fut influencën e humanizmit të Rilindjes së vonshme.

Lufta me Poloninë ka filluar nga fundi i vitit 1653. Një vit më pas ushtria ruso – kozake pushton Dukatin e Madh të Lituanisë, ndërsa Polonia pëson në të njëtn kohë një pushtim suedez në veri dhe Mbreti Gjoni i II Kazimir është i detyruar të arratiset në Silezo. Shumë shpejt Rusia ndodhet përballë Rusisë, kundër të cilës hyn në luftë më 1656. Ky konfikt i ri e çon Aleksin të hyjë në një koalicion antisuedez dhe të kërkojë një marrëveshje me Poloninë: bëhet fjalë për armëpushimin e përfunduar në Vilnius në tetorin e 1656, me të cilin Rusia rifiton të gjitha territoret e pushtuara më parë. I përjashtuar nga negociatat, Hmelnickij tërbohet: ai ka luftuar për carin e Moskën dhe humbet papritmas, me një firmë, të gjitha pushtimet e kryera në perëndim të Ukrainës. Ai i drejtohet Suedisë, duke e rinovuar në këtë mënyrë strategjinë e përmbysjes së aleancave që kishte dalë aq mirë  3 vite më parë, por vdekja e tij, e ndodhur më 27 korrik 1657, ka kontribuar të shmanget një prishje e hapur me Moskën.

Fundi i një mirazhi

Kjo është rruga e zgjedhjeve, pas të birit Juri, që zgjedh trashëgimtari i tij i dytë Ivan Vyhovski (fillimet e 1600 – i vdekur në 1664); propolak, ai negocion në vitin 1658 një marrëveshje me Republikën e Dy Kombeve që do ta bënte Ukrainën një “principatë të madhe ruse”, anëtar i tretë i republikës së sipërpërmendur, me parimet kushtetuese Mbretërinë e Polonisë dhe Dukatin e Madh të Lituanisë, por fati i ushtrive do të përcaktojë një konkluziom tjetër dhe kozakët zaporozhas nuk do të kenë kënaqësi, as nga Polonia, as nga Rusia. Republika e Dy Kombeve fillon një periudhë të gjatë rënieje që do të çojë fillimisht në nënshtrimin e saj dhe më pas në zhdukjen e pastër e të thjeshtë nga harta gjeografike (ndarja e vitit 1667). Nga ana e tij, shteti rus ndryshon natyrë dhe fillon të kultivojë perspektiva ekspansioniste në të gjitha drejtimet. Pak e nga pak, kozakët i nënshtrohen autoritetit të Moskës, duke u bërë shumë shpejt një instrument i thjeshtë i kësaj politike.

Interpretimi i rebelimit të Bohdan Hmelnickijt do të ndryshojë sipas epokave dhe sipas historianëve. Për historiografinë ukrainase bëhet fjalë për një “revolucion çlirimi kombëtar”. Por ukrainasit ndahen përpara personalitetit të këtij personazhi emblematik: për shumicën ai përfaqëson pararendësin e pavarësisë së Ukrainës, por të tjerë e akuzojnë aleancën e tij me tartarët dhe nënshtrimin e tij ndaj Moskës. Përkundrazi, historianët rus në carin si edhe ata të epokës sovjetike, e paraqesin atamanin si heroin e bashkimit të trojeve ruse, njeriut që ka ia ka ofruar Ukrainën Rusisë (por a jemi pikërisht të sigurtë se ky ishte qëllimi i vërtetë i atamanit?). Ky interpretim promoskovit përbën kuptimin fillestar e ngritur në Kiev në vitit 1888. Historiografia sovjetike është shtyrë akoma edhe më përtej: ajo e rivendos rebelimin e 1648 në kontekstin e luftës së klasave dhe e transformon Hmelnickijn në një kryetar revolte ukrainase kundër feudalizmit polak. Së fundi, në Perëndim persekutimet antisemite ndaj të cilave janë aplikuar idhtarët e atamanit, ftonin të konsiderohej me një shikim kritik imazhi pozitiv i atribuar personazhit.

Të gjitha këto gjykime janë patjetër anakronikë. Hmelnickij, fisnik dhe pronar tokash, preokupohej shumë pak për botën fshatare dhe sidomos nuk kishte asnjë qëllim të vinte në diskutim rendin social. Në fillimet e tij, anipse rebel, ai rrëfehej si shtetas besnik i mbretit të Polonisë. Ka qenë pamundësia për ta siguruar pakënaqësisën e pësuar ajo që e ka shtyrë në krahët e carit. Në linjë parimore, atamani do të kishte preferuar të ishte i varur nga një pushtet i largët, që do t’i kishte mundësuar një pavarësi faktike.

Nuk është arritur të kuptohet kurrë nëse atamani ka kultivuar ndonjëherë idenë e një pavarësie të plotë. Nuk ka elementë të sigurtë për ta kuptuar këtë aspekt. Gjithësesi, ai aspironte ta bënte të trashëguar postin e atamanit brenda familjes së tij. Praktikisht duket sikur Hmelnickij nuk kishte plane të mirpërkufizuara lidhur me këtë dhe se rrethanat panë pasur të drejtën për vullnetin e tij dhe, siç ndodh shpesh në histori, ngjarjet rezultojnë shumë më të mëdha se aktori kryesor i tyre.

(nga Storiain)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply