Meta, thirrje strukturave të PL: Takime derë më derë dhe rrugë më rrugë për Këlliçin

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta shprehet besimplotë se më 14 maj, bashkia e Tiranës do të fitohet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Sipas Metës, bashkia do t’u kthehet qytetarëve dhe se në këto ditë që kanë mbetur para zgjedhjeve, strukturat duhet të jenë të angazhuara maksimalisht dhe të takojnë dhe bisedojnë me qytetarët.

“Strukturat tona, shtabet zgjedhore, në çdo lagje e fshat të Tiranës, janë vënë në funksion të fitores së padiskutueshme të Ndryshimit të madh.

Tirana duhet t’u kthehet njerëzve të saj, prandaj energjia jonë në ditët që kanë mbetur duhet të vijë duke u intensifikuar, derë më derë, rrugë më rrugë, që të shtrëngojmë duart e të lidhim besën me qytetarët për fitoren tonë të përbashkët.

Më 14 Maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni absolut do të zëvendësohet me transparencë absolute”, shkruan Meta në Facebook.

About Redaksia2

Check Also

Berisha: Të vazhdojmë betejën për t’i dhënë Shqipërisë demokracinë, shqiptarëve votën e lirë, opozitës fitoren

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë …

Leave a Reply