Regjimi nuk lejon vendosjen e posterave të kandidatit për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara/ PD thirrje OSBE-ODIHR

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Jola Hysaj ka denoncuar KQZ-në për mos lejimin e vendosjes së posterave të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara në ballinën e qendrës tregtare “Flagship Center” në rrugën Egnatia.

Në deklaratën e saj nga selia blu, Hysaj thekson se KQZ heq të vetmin material propagandistik të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të kandidatit Igli Cara, i cili nuk përbën asnjë shkelje, ndërkohë që hesht për posterat e Emiriana Sakos që kanë pushtuar qytetin.

Hysaj i ka bërë thirrje OSBE-ODIHR duke theksuar se këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të pabarabarta dhe po tentohet që kandiatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të mos trajtohen në përputhje me Kodin Zgjedhor.

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARES SË MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Vetëm 10 ditë nga 14 maji, Bashkia e Durrësit ka shkelur kodin Zgjedhor duke mos përcaktuar hapësirat për reklamimin e mjeteve propagandistike të partive politike, siç e kërkon ligji 35 ditë para datës së zgjedhjeve.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me datë 13 prill 2023, dorëzoi pranë bashkisë Durrës, një kërkesë për marrje informacioni “për përcaktimin e zonave të vendosjes së materialeve propagandistike” bazuar në nenin 79, të Kodit zgjedhor.

(kërkesa dokument)

Në përgjigjen e marrë nga Bashkia Durrës më 25 prill, pra 12 ditë pasi u bë kërkesa, përcaktohet Bulevardi Dyrrah në krah të Qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” si vend i ekspozimit të materialeve propangandistike.

(pergjigjja dokument)

Nga ana tjetër materialet propagandistike të kandidatës socialiste, kryetares Aktuale të Bashkisë së Durrësit, janë vendosur në çdo skaj të qytetit. Ne kemi denoncuar me datën 1 dhe 2 maj, se në të gjithë Qytetin e Durrësit, jo vetëm në vendin e përcaktuar me ligj nga Kodi Zgjedhor, por edhe në zona dhe rrugë kryesore, gjenden 11 materiale propangandistike përkatësisht city lights, të Partisë Socialiste.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk reagoi dhe nuk mori asnjë masë për largimet e këtyre materialeve propangandistike, të cilat edhe sot qëndrojnë të afishuara në të gjithë qytetin.

Ndërkohë sot, ky Komision ka reaguar me një denoncim, për të vetmin material propagandistik të kandidatit për kryetar bashkie të Bashkë Fitojmë, Igli Cara, në ballinën e qendrës tregtare “Flagship Center” në rrugën Egnatia. Komisioni Zgjedhor shprehet se “nuk është i qartë nëse ky vend është i përcaktuar nga kryetari i bashkisë për vendosjen e materialit propangandistik sipas dispozitave të Kodit zgjedhor”.

Në të vërtetë, ky poster tashmë i hequr, nuk përbën asnjë shkelje sepse shtabi elektoral i koalicionit ndodhet pikërisht në këtë ndërtesë të Qendrës tregtare, dhe Kodi zgjedhor i lejon materialet propagandistike deri në 5 metra distancë të shtabeve elektoralë. Pra, KQZ heq të vetmin material propagandistik të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të kandidatit Igli Cara, i cili nuk përbën asnjë shkelje, ndërkohë që hesht për posterat e Emiriana Sakos që kanë pushtuar qytetin.

(foto ose video te shtabit, vendit ku ishte posteri)

Ne si koalicion, kërkojmë nga Komisioni që të jetë i barabartë në monitorimin dhe penalizimet që bën, duke respektuar nenet e vendosura nga vetë ky Komision, mbi përcaktimin e vendosjeve të materialeve propangandistike të kandidatëve për kryetarë bashkie.

Ngremë shqetësimin tonë, duke shpresuar te ndërhyrja e OSBE-ODHIR, që këto zgjedhje po zhvillohen në kushte të pabarabarta dhe po tentohet që kandiatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të mos trajtohen në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Kërkojmë të merren masa ndaj Bashkisë, që nuk ka respektuar ligjin për përcaktimin sipas afateve të hapësirave ku vendosen materialet propagandistike, si dhe ka afishuar posterat e candidate socialiste në çdo skaj të qytetit.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, Bozdo: Shqiptarët do paguajnë 170 mln euro më shumë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO Qeveria Rama ka vendosur të …

Leave a Reply